Britani, papunësia në nivelin më të ulët prej vitit 1975

britani

Përqindja e papunësisë në Britaninë e Madhe u ul në 4,6 për qind në fund të muajit mars, niveli më i ulët që prej vitit 1975, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

“Gjatë periudhës nga janari në mars, vendi numëronte 1,54 milionë të papunë, rreth 152 000 më pak në një vit. Rreth 31,95 milionë persona ka filluar punë në të njëjtën kohë”, theksoi ONS, rreth 381 mijë më shumë në një vit.

Rritja përfshin kryesisht të punësuarit, numri i të cilëve është rritur me 282 mijë për prekur duke arritur në 27 milionë persona, rreth 84 për qind e punësimit total, përfshirë sektorin privat dhe publik. Tregu i punës në Britaninë e Madhe është mbështetur gjithashtu nga rritja e numrit të punonjësve të pavarur, personave që nuk kanë kontratë pune, por që faturojnë shërbime për palë të tjera, apo ndërmarrje.

Shkruar Nga
More from Revista User

A e dini pse puthen njerëzit sapo hyn Viti i Ri?

Mbase keni parë fishekzjarrët dhe keni mbajtur distancë deri pas mesnate ndaj...
Read More