Britania dërgon avionë luftarak pranë kufirit të Rusisë

Britania e Madhe ka dërguar avionë luftarakë në Evropën Lindore, pasi kërkesës së NATO-s për përgatitjen e kontinentit të vjetër për një konflikt të mundshëm me Rusinë, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg tha se rrugët, urat dhe rrjetet hekurudhore europiane duhet të jenë të gatshme për të transportuar tanke dhe armë ushtarake të rënda për të sulmuar në çdo kohë.

Kjo është hera e parë që NATO po rinovon strukturën e saj të komandës që nga Lufta e Ftohtë që mendohet të jetë një përgjigje ndaj “lojërave të luftës” të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin në Bjellorusi.

“Britania do të rritë angazhimin e saj ndaj sigurisë evropiane, duke dërguar katër avion të tipit, Raf Typhoon në Rumani verën e ardhshme”, ka njoftuar sekretari i ri i mbrojtjes Gavin Williamson.

Avionët e shpejtë do të ri-vendosen në Rumani për të ruajtur hapësirën ajrore mbi qiellin e Detit të Zi.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Williamson shtoi se Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur për të rritur praninë e saj në Evropën Lindore.

Ministria e Mbrojtjes tha se nga viti 2018 do të mbahet një batalion “me gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur çdo situate në rajon”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Erdogan: Deklaratat e gjermanëve të kujtojnë nazizmin

Deklaratat e politikanëve gjermanë për Turqinë të kujtojnë nazizmin, deklaroi presidenti turk,...
Read More