Britania fajëson Phenianin për sulmin kibernetik në maj

Ministri britanik për Sigurinë Ben Wallace tha të premten se vendi i tij besonte “fuqimisht” se Koreja e Veriut ishte përgjegjëse për sulmin kibernetik që ndodhi në muajin maj.

Si pasojë e sulmit shërbimet qeveritare dhe ato të bizneseve në të gjithë botën, pësuan çrregullime, përfshirë dhe shërbimet e një të tretës së spitaleve angleze.

“Koreja e Veriut është shteti që ne besojmë se u përfshi në këtë sulm mbarëbotëror në sistemet tona”, tha ministri britanik Wallace në një intervistë për transmetuesin britanik BBC. Ai shtoi se qeveria ishte “mëse e sigurt” për këtë.

Gjatë sulmit me të ashtëquajturin virusi “WannaCry” u infektuan më shumë se 300 mijë kompjutera në 150 vende.

Në një raport të publikuar të premten nga Zyra Kombëtare e Kontrollit në Agli (NAO) thuhej se WannaCry ishte një sulm relativisht i lehtë, të cilin Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) mund ta kishte parandaluar nëse do të zbatonte praktikat më të mira të teknologjisë së informacionit.

Shefi për sigurinë dixhitale në NHS Dan Taylor e cilësoi ngjarjen si “një sulm ndërkombëtar të një shkalle të papreçedentë” nga i cili, siç tha, agjencia ka “mësuar shumë”.

Ministri për Sigurinë Wallace tha se Britania duhet të veprojë shpejt për të forcuar programin e saj të sigurisë kibernetike.

Në sulme të kësaj natyre, përdoret një lloj virusi që kodon dosjet në kompjuterat e infektuar, duke kërkuar para për zhbllokimin e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Katy Perry darkoi me The Weekend për t’ju hakmarrë Selena Gomez

Ajo është parë në darkë me The Weekend gjatë javës që shkoi,...
Read More