Britania i vonoi rinovimin e vizës, media izraelite: Abramovich, shtetas i Izraelit

Manjati rus i klubit londinez të Chelseat, Roman Abramovich është shpallur si i përshtatshëm për të marrë shtetësinë izraelite, pak pasi në mediet botërore doli lajmi se ai po përballej me vonesa në rinovimin e vizës së hyrjes e qëndrimit në Britaninë e Madhe.

Zyrtarë të emigracionit i thanë “BBC”-së se, ai ishte marrë në pyetje javën e kaluar në Ambasadën izraelite në Moskë. Ai ka udhëtuar më pas drejt Tel Avivit, por zëdhënësi i tij nuk konfirmon disa raportime mediatike se atij i është dhënë tashmë shtetësia.

Zhvillimet vijnë pasi viza e tij si investitor i fuqishëm në Mbretërinë e Bashkuar skadoi pak javë më parë, rreth fundit të prillit. Qeveria britanike e ka për zakon të mos komentojë mbi çështje individuale, por vonesa në rinovimin e vizës së tij vjen mes tensioneve gjithnjë e në rritje diplomatike mes Londrës dhe Moskës, pas helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në jug të Anglisë.

Abramovich nuk mori pjesë në finalen e Kupës FA të zhvilluar në “Wembley” më herët gjatë këtij muaji, kur Chelsea i tij mposhti Manchester United për të ngritur trofeun.

Mediet izraelite ndërkohë raportojnë se atij i është dhënë kartë identiteti në Izrael, bazuar në Ligjin për Rikthimin, që u lejon të gjithë hebrenjve të bëhen shtetas të Izraelit. Ai është një frekuentues i rregullt i Izraelit, aty ku ka blerë madje edhe një hotel, në Tel Aviv, gjatë vitit 2015.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Austria nis mbylljen e xhamive: Ky është vetëm fillimi! Reagon Turqia

Erdhën në pushtet me një gjuhë të ashpër kundër emigracionit e refugjatëve...
Read More