Britania kërcënon me sanksione rrjetet sociale Facebook, Twitter

Gjigandët e mediave sociale Facebook-u dhe Twitter-i mund të përballen me sanksione në Britani, nëse nuk arrijnë të tregojnë gadishmëri në dhënien e detajeve lidhur me fushatat disinformuese ruse që përdorën platformat e tyre në prag të referendumit për daljen e Britanisë nga blloku Evropian. Parlajmërimi vjen nga kryetari i një komisioni hetimor parlamentar britanik.

Britania kërcënon me sanksione rrjetet sociale Facebook, TwitterKompanive u është dhënë afat deri më 18 janar për të dorëzuar informacionin.

Komisionet parlamentare nuk kanë fuqi të vendosin sanksione, por zyrtarët britanikë kanë shprehur interes në ndëshkimin e kompanive të mediave sociale për dështim në marrjen e masave për të ndaluar që platformat e tyre të shfrytëzohen nga agjitatorët.

Në shtator në Nju Jork në mbledhjen vjetore të Kombeve të Bashkuara, Kryeministrja britanike Theresa May shprehu irritimin e saj me kompanitë e mediave sociale, duke thënë se ata duhet të lëvizin “më tej dhe më shpejt” në heqjen e përmbajtjeve ekstremiste dhe duhet të synojnë që ta bëjnë këtë brenda dy orësh prej publikimit në platformat e tyre.

Ligjvënësit dhe ministrat britanikë nuk janë të vetmit që po shqyrtojnë mënyrat për të vendosur sanksione ndaj kompanive të mediave sociale. Këtë muaj, autoriteti i konkurrencës në Gjermani akuzoi Facebook-un për shkelje të rregullave evropiane të mbrojtjes së të dhënave, duke bashkuar informacionet e mbledhura përmes WhatsApp-it dhe Instagram-it me llogaritë e përdoruesve në Facebook.

Në përgjigje të kërkesave të parlamenti britanik për informacione në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në referendumin e BE-së, përfshirë detaje mbi llogari të operuara nga aktorë rusë për disinformim, kompanitë e mediave sociale i ofruan kopje të informacioneve që i patën dhënë Komisionit Zgjedhor britanik, i cili po shqyrton reklamat me origjinë nga aktorët rusë përpara votimit për daljen nga unioni.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA, Seriali televiziv dhe vetvrasjet

Sipas një studimi të publikuar të hënën në SHBA, kërkimi në internet...
Read More