Britania: Nuk ka të ardhme për Asad në Siri

britania_asad

Bashar Al-Asad nuk ka të ardhme si president i Sirisë, ishte deklarata e guximshme dhe paksa absude e ministrit britanik të mbrojtjes Michael Fallon të premten.

“Ne nuk shikojmë një të ardhme me Asad si president të Sirisë, pasi nuk ka fitore me bomba ndaj spitaleve, në një vend ku zotëron vetëm 40 për qind të territorit”, tha Fallon në një konferencë shtypi me sekretarin amerikan të mbrojtjes Ashton Carter dhe disa anëtarë të tjerë të koalicionit perëndimor kundër Shtetit Islamik.

Carter gjithashtu mbështeti homologun britanik, duke thënë: “Tranzicioni politik është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund vuajtjes së popullit sirian.”

Fallon vazhdoi më tej duke thënë se Rusia vetëm po zgjat luftën duke u fokusuar në Alepo, duke lënë derën të hapur për avancimin e ISIS në zona të tjera si Palmira. Megjithëse administrata demokrate është në fuqi për vetëm një muaj, Carter tha se kishte besim në fushatën e koalicionit anti-ISIS.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tritol në palestrën pranë Kopshtit Botanik, hetohen konfliktet me banorët dhe konkurrenca

Një shpërthim eksplozivi tronditi kryeqytetin mëngjesin e djeshëm, pasi një palestër mbeti...
Read More