Britania përgatitet për ‘dëborën e madhe’: 3 javë ngrice do godasin Mbretërinë

Britania ka paralajmëruar se tre javë të akullta do të mbërrijnë së shpejti, ndërkohë që erërat dhe bora polare parashikohet të godasin shumë pjesë te vendit ishullor.

Sinoptikanët kanë parashikuar gjithashtu se temperaturat do të bien deri në -7 dhe – 8 gradë.

Moti i ftohtë dhe dëbora do të zgjasin më gjatë këtë vit për shkak të fenomenit të motit La Nina, e cila goditi për herë të fundit Britaninë e Madhe në vitin 2010, kur pjesa më e madhe e vendit u përball me reshje të rënda të borës.

Një parashikues tha për ‘The Sun’ se erërat e ftohta që vijnë drejtpërdrejt nga Arktiku do të sjellin borë në shumë pjesë të vendit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ta bësh një mashkull për vete me 7 lëvizje… qesharake

Një gjë duhet të dish e dashur lexuese: ato që do të...
Read More