Britania përgatitet të nxjerrë nga qarkullimi monedhat e vjetra metalike

Disa ditë para ndalimit të qarkullimit në treg të monedhave të vjetra të paundit britanik, njoftohet se mbi 1.2 miliardë monedha janë kthyer vetëm në gjashtë muajt e fundit.

Pas më shumë se 30 vitesh në qarkullim, monedhat e rrumbullakëta po zëvendësohen me një monedhë të re 12-këndore me siguri të lartë.

Njoftohet se monedhat e vjetra do të dalin nga qarkullimi këtë fundjavë.

Autoritetet i bënë thirrje publikut që t’i këmbejnë në kohë monedhat e vjetra, t’i shpenzojnë ose t’i dhurojnë për bamirësi.

E prezantuar për herë të parë në vitin 1983, monedha e vjetër e paundit u bë lehtësisht e falsifikueshme. Megjithëse monedhat e vjetra do të dalin nga qarkullimi, ato ende mund të dorëzohen në bankat e mëdha pas kalimit të afatit përfundimtar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ambasadën shqiptare në Washington zhvilloi një pritje me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC zhvilloi një pritje me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.