Bota

Britania raporton në Këshillin e Sigurimit të OKB për rastin Skripal






               Publikuar në : 10:05 - 06/09/18 |
mapo.al

Britania do të njoftojë sot Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për urdhërarrestet që i ka lëshuar për dy operativë rusë, të akuzuar për kryerjen e një sulmi me agjent nervor në tokën britanike.


Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, do të prezantojë gjetjet e Londrës në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në qytetin Sallsbëri.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha të mërkurën se dy zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse e kanë kryer sulmin e 4 marsit.

Sipas saj, inteligjenca britanike ka konstatuar se sulmi është miratuar “nga një nivel i lartë i shtetit rus”.

Rusia e ka mohuar çdo përfshirje.
Prokurorët britanikë i akuzan dy rusët, Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, për krime, përfshirë vrasjen në tentativë dhe përdorimin e një arme kimike.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas