British Airways po synon normalizimin e gjendjes



british-airways

Kompania British Airways thotë se po synon operimin pothuajse normal në aeroportet londineze Heathrow dhe Gatwick, gjatë ditës së sotme.

Dje, kjo kompani i kishte anuluar të gjitha fluturimet nga këto dy aeroporte për shkak të “dështimit madhor në sistemet e IT-së”.

Në njoftimin e sotëm, në aeroportin Heathrow megjithatë priten vonesa të mëtejshme dhe anulime të fluturimeve të kompanisë British Airways dhe u është thënë udhëtarëve që të mos shkojnë në aeroport, derisa të mos jenë të sigurt se fluturimi i tyre nuk është anuluar apo shtyrë.

British Airways tha dje se nuk janë të njohura shkaqet e dështimit global të kompjuterëve të vet, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për sulm kibernetik.

Udhëtarët e kanë përshkruar gjendjen në aeroporte si “kaotike”, ndërsa disa prej tyre e kanë kritikuar kompaninë, British Airways, për mungesë të informacioneve.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Një palë pantallona ‘shpëtim’ për pranverën!

Nuk janë më thjesht një trend, por një siguri e gardërobës femërore....
Read More