Bruksel/ I turret ushtarëve me hanxhar në dorë, qëllohet për vdekje agresori

Një person i armatosur me një hanxhar është qëlluar për vdekje nga policia pasi sulmoi ushtarët në patrullim në Bruksel.

Dëshmitarët thanë se ata dëgjuan të shtëna armësh, ndërkohë që të tjerë raportuan se personi i pajisur me armë të ftohtë kërkoi të sulmojë dy oficerë ushtrie në kryeqytetin belg.

Agjencia belge e lajmeve, RTBF, raportoi se agresori u qëllua për vdekje pasi dy prej ushtarëve u sulmuan dhe pësuan plagë të lehta.

Lajmi është konfirmuar nga autoritet belge, të cilat gjithashtu bëjnë të ditur se ushtarët e lënduar gëzojnë shëndet të plotë.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha: Para 7 vitesh hoqëm vizat, tani rrezikojmë izolimin

Kryetari demokrat, Lulzim Basha reagoi ditën kur u mbushën 7 vite nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.