Buffon, i tërbuar me Italinë: Është vend i çuditshëm

E kishim lënë me fanelën e Italisë, mes lotësh. E rishikojmë të vendosur, sërish në grumbullimin e kombëtares italiane të futbollit.

Gianluigi Buffon u paraqit në konferencën për shtyp në prag të miqësores me Argjentinën me dëshirën për të shuar polemikat në lidhje me thirrjen e tij në përfaqësuese.

“Jemi një vend i çuditshëm. Krijojmë polemika mbi një njeri si unë, pas 25 vitesh që vesh fanelën e kombëtares.

Kam kontribuar për Italinë me 7 medalje, që nga skuadrat e moshave.

Kam menduar gjithmonë për grupin, kam hequr dorë nga rekordet personale për të mirën e skuadrës. Ky ka qenë gjithmonë roli im”, tha Buffon.

Më pas, 40-vjeçari shtoi me krenari: “Nuk dua të jem problem.

Kur më sqaruan se nuk vija për turizëm, e dija që mund t’i shërbej të rinjve që kemi. Jam 40 vjeç, por jam portieri i Juventusit, që nuk është skuadër dosido”.

TCH

Shkruar Nga
More from Redaksia

Paralajmërimi i Tahirit: Do të flas shumë shpejt

  Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën për...
Read More