Bujar Kapexhiu: S’duhet prishur Teatri, por të bëhet një kompleks teatror

Pamjet e Teatrit Kombëtar të publikuara nga piktori e karikaturisti Bujar Kapexhiu kanë trazuar sërish aktorët. Nëse deri dje kanë dhënë pëlqimin për projektin e prezantuar kokë më kokë nga Veliaj, dhe më pas të paraqitur në Kryeministri, një ditë më parë gjithçka është përmbysur sërish. Një projekt i propozuar si variant i mundshëm nga Kapexhiu ka bërë që të reagojnë duke kundërshtuar projektin e paraqitur nga arkitekti danez

Pamjet e Teatrit Kombëtar të publikuara nga piktori e karikaturisti Bujar Kapexhiu kanë trazuar sërish aktorët mbi potencialet kombëtare për ndërtimin e teatrit. Nëse deri dje kanë dhënë pëlqimin për projektin e prezantuar kokë më kokë nga Veliaj, dhe më pas të paraqitur në Kryeministri, një ditë më parë gjithçka është përmbysur sërish. Një projekt i propozuar si variant i mundshëm nga Kapexhiu ka bërë që të reagojnë duke kundërshtuar projektin e paraqitur nga arkitekti danez, ku përveç rrudhjes së truallit të teatrit, ajo që ka nxitur kundërshtimin e komunitetit teatror ishte dhe partneriteti publik-privat. Ndrenika e ka thënë dje hapur këtë, në një takim me aktorët se teatrin duhet ta ndërtojë vetëm shteti, jo me privatët. Ata s’kanë kundërshtim shembjen, se sa ndërtimin dinjitoz të tij.

Por me një maket të hedhur në qarkullim nga rrjeti i tij social, Kapexhiu ka bërë për vetë një pjesë të mirë të aktorëve duke mbështetur projektin e propozuar prej tij.

Kapexhiu tha dje se është kundër shembjes së teatrit, dhe zhdukjen e tij prej aty, duke propozuar që godinat jo vetëm të jenë sërish aty, por të ndërtohet edhe një teatri i ri, në mes tyre, dhe aty të bëhet një kompleks teatror.

Kapexhiu thotë se mund të mos jetë patjetër një strukturë betoni, mes dy godinave mund të bëhet dhe një hapësirë prej xhami, që në fund të fund të flitet vetëm për shtim të mjediseve teatrore dhe jo rrudhje të tij. “Ka dy gjëra kryesore që duhen diskutuar, jo për projekte teatrosh, e rëndësishmja është kjo: Do ndërtohet një teatër i ri? Shumë bukur. Por ky teatër i ri ku do ndërtohet? Dhe në qoftë se do ndërtohet këtu ku janë dy teatrot e vjetra, po i quajmë kështu, atëherë këto të dy, do prishen apo do qëndrojnë? Pra do të rrafshohen dy teatrot dhe do të ndërtohet një teatër i ri apo ky teatër i ri do ndërtohet së bashku me rikonstruksionin e këtyre dy teatrove? Sot nga eksperienca botërore, kudo që të shkoni do të shikoni se godinat e vjetra nuk shemben por i qëndron e gjithë fasada anësore dhe ndoshta gërryhet nga brenda dhe bëhet një konstruksion i brendshëm, por anësoret gjithmonë qëndrojnë. Ju keni një shembull këtu shumë të bukur: Ishte banka, pse nuk u shemb banka? Për kërkesat që kishte ajo u shtua dhe u shtua me të njëjtin stil dhe është shumë bukur. Unë dhe miq të tjerë kemi menduar që këto të dy të mos shemben, le të mos hyjmë në vlera historike e të tjera, por do të themi këto të dyja a janë në të vërtetë vlera historike, të qëndrojnë dhe midis këtyre të dyjave të cilat do rikonstruktohen dhe mund të rikonstruktohen, të bëhen fare mirë, midis tyre të bëhet një godinë e këtij stili apo një stil modern, klasik apo neoklasik, këtë do ta zgjidhin arkitektët. Ajo godinë që do të ndërtohet midis këtyre të dyjave dhe do t’i lidhë këto të dyja së bashku dhe aty duhet të ndërtohen mjediset që i mungojnë këtyre dy teatrove…Këtë godinë të projektuar nga një arkitekt danez, padyshim arkitekturë moderne, shumë e bukur dhe shumë interesante, si kuti. Problemi është që arkitektura, urbanistika që janë probleme që i dinë shumë më mirë të tjerat sesa unë por me sa kemi dëgjuar godinat nuk duhet të jenë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra”, është shprehur Kapexhiu një ditë më parë në takimin me artistë. Një ditë më parë, projektin e Kapexhiut e kanë mbështetur edhe aktorë të tjerë, duke u bërë viral nëpër rrjetet sociale. Ndërkohë, Arben Derhemi tha se një projekt i realizuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu është më ambicioz dhe i pranueshëm nga artistët. “U prezantua projekti nga danezi, ne sjellim projektin e shqiptarit (Kapexhiut)”, -tha aktori Arben Derhemi.

Ndërsa Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, i cili ka në përbërje të tij arkitektët më të njohur e specialistë të monumenteve, në çdo herë duke treguar ndjeshmërinë ndaj shkatërrimeve dhe abuzimeve mbi monumentet, ka publikuar një foto tjetër, alternativë se si duhet zhvilluar mjedisi ku është teatri sot me një propozim të ri ku shihen hapësira të mbuluar me xham, bashkë me godinat ekzistuese. Bashkë me foton, Forumi shkruan: “Një nga projektet e përgatitura për rikonstruksionin e Teatrit kombëtar pa e shkatërruar trashëgiminë e tij”.

 

 

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A po ‘gatuhet’ marrëveshja finale?

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që javën e ardhshme të vizitojë...
Read More