Bukinist.al, promovues kryesor i leximit dhe librit në shqip, prej më shumë se një viti

 

Në këto 25 vjet tregu i botimeve ka shënuar hapa të jashtëzakonshme, duke e pasuruar ndjeshëm botën intelektuale dhe shpirtërore. Por në kohën kur kjo industri vuan rëndë pasojat e keq-menaxhimit dhe marketingun pa standarde të librit, e kemi një mundësi zgjidhje të mirë, dhe ajo është www.bukinist.al

Bukinist.al është platforma me më shumë se një vit që e gjejmë online, është pjesë e kompanisë NetTrade Albania, e cila ushtron aktivitetin e shitjeve online që prej vitit 2012.

Është vitrina më e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat.

Tek bukinist ne informohemi çdo ditë për botimet e reja që dalin në qarkullim, për librat dhe autorët më të lëxuar, duke dhënë informacionin e nevojshëm për secilin libër që gjendet në platformë.

E ka lindur nga “pasioni për librat” drejtuesit e kompanisë NetTrade Albania e kanë parë këtë projekt jo vetëm si një projekt fitimprurës, por edhe si një projekt strategjik ku kompania lidhet me shtëpitë botuese, autorët dhe lexuesit, duke e konsideruar librin si një pasuri që duan ta çojnë në çdo shtëpi.

Novela e famshme e Cvajg “Bukinisti Mendel” dhe personazhi kryesor i saj, është frymëzimi kryesor për të zgjedhur edhe emrin e platformës. Duke u drejtuar nga pasioni i njëjtë, ai për librat.
Kur i pyesim se pse lexuesit duhet të zgjedhin Bukinist dhe jo një librari fizike, marrim këtë përgjigje:

“Personalisht sa herë shkoja në librari, gjeja pothuajse të njëjtat tituj tek rafti i biznesit ku kisha interes dhe kohët e fundit nuk po shkoja më fare sepse atë raft e kisha lexuar kurse raftet e tjera pa referenca nuk i kuptoja.

Kur krijuam Bukinist kuptova që titujt për këtë temë të përkthyera në shqip ishin shumë herë më shumë se aq dhe dalin pothuajse çdo muaj tituj të rinj.

Gjithashtu nga fakti që thjesht duke klikuar gjatë kohës së lirë ose kur pres në bankë unë mund të zbuloja shumë tituj të tjerë interesantë dhe me pershkrime të detajuar për të kuptuar nëse bënte për mua dhe tani vërtet nuk po di kë të lexoj më parë.”tregon Valer Pinderi, themeluesi i kompanisë.

Cilat janë 6 avantazhet që Bukinist.al i ofron lexuesit :
1. Librat e rinj publikohen një javë përpara se të dalin, kështu jo vetëm që lexuesit informohen në kohë por kanë mundësi ta rezervojnë përpara se të dalin.

2. Libri dërgohet në të gjithë Shqipërinë, kudo që të jetë lexuesi, pra nuk ka nevojë për të harxhuar kohën duke shkuar tek libri.

3. Ka ndërtuar një komunitet lexuesish, të cilët mund të lenë përshtypjet dhe më shumë informacion tek libri, në mënyrë që lexuesit e tjerë ta kenë shumë të thjeshtë zgjedhjen e tyre.

4. Libri në shqip dërgohet në të gjithë botën, edhe me DHL nëse e dëshironi brenda 2 – 3 ditësh.

5. Lexuesi ka shumëllojshmërinë më të madhe të zgjedhjeve pa dalë nga shtëpia.

6. Lexuesit kanë mundësinë të përfitojnë nga oferta të ndryshme që bëhen vazhdimisht për librat.

Gjatë vendosjes së fillimit të projektit janë bërë kërkime për operatorët e tjerë në treg, por eksperienca e suksesshme me platformat e tjera dhe stafi prej 50 personash i cili punon edhe për Bukinist, kanë bërë që gjatë një viti që projekti të ecë me hapa shumë të shpejtë, me një vizion shumë të madh dhe sukses në rritje.

Bukinist numëron sot rreth 50 porosi në ditë me mbi 30 libra te rinj që shtohen në platformë në ditë.
Mund ta quajme pa frikë një nga promovuesit më të mëdhenj të leximit dhe librit në Shqip. Investon vazhdimisht për të informuar lexuesit dhe ndjekësit e vet për librat dhe autorë të caktuar.

Një punë me vlerë për të gjithë lexuesit është edhe Blogu i Bukinist, ku publikohen artikuj të ndryshëm informues rreth librave, aktiviteteve që organizohen dedikuar librit, analiza të ndryshme të cilat ju vijnë në ndihmë lexuesve për ta patur sa më të lehtë zgjedhjen e tyre.

Gjithashtu në platformë gjendet online në çdo moment kategoria e libave me ulje, sete të ndryshme të përzgjedhura me kujdes të cilat gjithashtu vijnë me ulje.

Së fundmi Bukinist ka organizuar edhe Panairin e parë Online të librit, një traditë e kthyer nga vjet, duke sjellë ulje deri në 40% për të gjithë ndjekësit nga gjithë vendi. Duke ju dhënë mundësinë që t’i përfitojnë ato duke qendruar në shtëpi e për t’i porositur nga shtëpia apo nga kudo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

3 kandidatët që, sipas komisionit të ligjeve, plotësojnë kriteret për Kryeprokuror

Komisioni i Ligjeve përgatiti raportin për secilin nga kandidatët e vetëofruar për...
Read More
CLOSE
CLOSE