Bukureshti, aty ku ndërthuren epokat

 

bucuresti-11

Një vend ballkanik, i ngjashëm deri diku me Shqipërinë.

Bukureshti, me bulevardet totalitariste, rrugicat pariziene të qendrës elegante, pallatet ‘liberty’ etj, në një “guidë” nga sopranoja e njohur shqiptare, Arlinda Morava, që prej vitesh jeton në kryeqytetin rumun.

Vendet për të mos u humbur

Bucurestiul a fost survolat, de citeva zile, in premiera de un Zeppelin, care a zburat pe deasupra mai multor capitale est-europene. In imagine, Palatul Parlamentului

1. Pallati i popullit, i dyti në botë mbas pallatit të Pentagonit, i bërë në kohën e diktatorit Nicolae Ciausescu.

romanian-athenaeum-bucharest-romania-ateneul-roman-bucuresti-romanian-people-culture-photos

2. Ateneu Rumun, i ndërtuar që në kohën e mbretit Carol.

612664395a40232133447d33247d38313136373035

3. Teatri Kombëtar i ndërtuar që në vitin 1900.

filename-p1050210-jpg

4. Muzeu i madh i shkencave të natyrës.

image-2012-07-5-12705035-56-biblioteca-centrala-universitara-carol

5. Biblioteka Nacionale.

Cercul_Militar_National

6. Pallati i Madh i oficerëve, ndërtuar po në kohën e mbretit Carol.

palacio vista general copia_0

7. Pallati i mrekullueshëm i dinastisë Sucu, ku zhvillohen shumë aktivitete artistike.

Opera_Romana_-_Vedere_Interior

8. Opera Rumune e Bukureshtit, ku zhvillohen shfaqje dhe premiera të shumta.

casa-memoriala

9. Shtëpia e kompozitorit të madh ndërkombëtar, Giorge Enescu, ku ndodhet edhe lidhja e kompozitorëve.

kisha ortodokse

10. Kisha e Metropolisë Rumune dhe shumë godina dhe muzeume historike, që vërtet nuk duhet të humbasin nga syri i turistëve.

Koha më e mirë për ta vizituar

Koha më e bukur për të vizituar Bukureshtin është në muajt Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor.

Ku të kthesh një gotë

jete nate

Në qendrën e vjetër historike, ku mblidhen shumica e artistëve dhe shkrimtarëve dhe ku krijohet një atmosferë e këndshme, e shoqëruar me nga një gotë verë, poezi cilësore dhe muzikë ‘live’.

Ku ta shijosh kulinarinë vendase

Ka shumë restorante tipike rumune por më popullori ngelet restorant “La Mama”. Restorantet janë të vendosur në pesë qendrat kryesore të kryeqytetit.

Pjata tipike

sarmale with mamaliga

Pjatat tipike janë:
1.Sarmalet, që përgatiten me gjethe lakre, mish derri, oriz dhe shumë erëza.
2.Çorbat, që kanë në bazë lakrat dhe mishin e derrit.
3.Qoftet, që i quajnë “mici” me mish derri dhe deleje.
4.Ëmbëlsirat tradicionale, bazur në miell, arra, pana dhe shumë gliko. Papanashi ose petullat, siç i themi ne në shqip, me pana dhe shumë reçel mbetet baza.

Ku të hedhësh dy hapa

Në parqet e ndryshme, që janë shumë ose të paktën tek dy më të rëndësishmit: Parku “Herestro” dhe Parku “Cismigiu”.

Ku të shpenzosh ca para për shopping

Nëpër qendra të ndryshme komerciale, si: “Unirii shoping Cocor”, por jo vetëm.

Pak informacion për vendasit

Bucharest-Old-Historical-Center-Tourists-On-Lipscani-Street-Stock-Photo
Rumunët karakterizohen si populli më tolerant në Europë, të vëmendshëm ndaj të huajve, të cilët i respektojnë dhe i mirëpresin. Njerëz në përgjithësi me shumë kulturë, të edukuar dhe punëtorë.

Qyteti shëtitet më mirë me…

bucuresti-optimist9
Qyteti është bukur të shëtitet në këmbë, në qendrën e vjetër ose me atobusët, që Bashkia ofron për turistët, për të kuptuar dhe shijuar më mirë dhe bukur kryeqytetin.

Ku të shpengohesh netëve

New-Picture-14
Netëve mund të shpengohesh në klube dhe në pube të ndryshme nate, ku jeta bëhet shumë e zhurmshme dhe me shumë gjallëri, pasi rumunët janë popull që e shijojnë dhe e pëlqejnë shumë jetën e natës.

Këshilla ekstra

Duhet të jesh i vëmendshëm për sendet e tua personale, si në çdo vend tjetër. Duhet të kesh me vete një veshje shumë të ngrohtë në periudhën e dimrit, pasi i ftohti është shumë i egër, duke pasur parasysh që klima është kontinentale.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zinedine Zidane kërcënon Bayern, deklarata e tij është epike

  Përpara gjysmëfinales së Champions League kundër Bayern Munchen, trajneri i Real...
Read More
CLOSE
CLOSE