Burg ish-kreut të Hipotekës dhe ish-zyrtarit vendor

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krujës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, si edhe ish-sekretarin e komunës Thumanë. Dy ish-zyrtarët dyshohet se i kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme një shtetasi një tokë me sipërfaqe 13.300 metra katrorë.

Sipas një njoftimi për shtyp të institucionit të akuzës, kjo tokë, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme, i është shitur më pas një kompanie private.

“Me qëllim ruajtjen nga tjetërsimi i mëtejshëm i pronësisë së kësaj sipërfaqeje, prokuroria ka vendosur edhe sekuestrimin e tokës, pas lejes së marrë nga gjykata”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në zbatim të masave të caktuara nga gjykata është bërë i mundur arrestimi nga ana e policisë i shtetasit Fatmir Shani, ish-drejtues i Hipotekës së Krujës, ndërkohë që është shpallur në kërkim Muharrem Rroli, ish-sekretar i komunës Thumanë. Në zbatim të masave të caktuara nga gjykata është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Fatmir Shani, ish-drejtues i Hipotekës së Krujës, ndërkohë që është shpallur në kërkim Muharrem Rroli, ish-sekretar i komunës Thumanë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump dhe Macron në drekë njohëse gjatë majit

Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, Donald Trump dhe...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.