Burri hedh nga dritarja gruan për shkaqe xhelozie

skene-krimi1

Një grua ka humbur jetën pasditen e djeshme në lagjen “Kryengritja” të qytetit të Fierit, pasi është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe më pas ky i fundit e ka hedhur nga kati i katërt i apartamentit ku banonte. Viktima është identifikuar shtetasja Liljana Ruko, 42­vjeç, nënë e dy fëmijëve e cila ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen të shoqin e saj, Fredi Ruko, 52 vjeç. Burime pranë policisë së Fierit bëjnë me dije se mes çiftit ka pasur një konflikt të çastit dhe për këtë ngjarje të rëndë këta të fundit kanë shoqëruar në komisariat bashkëshortin e të ndjerës. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije 52-vjeçari, ka pranuar krimin dhe është shprehur se gjithçka ka ndodhur pas debateve në çift pasi ai dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte. Më pas ai ka treguar momentin kur ka dhunuar 42-vjeçaren dhe më pas e ka hedhur nga dritarja e tualetit, i cili ndodhet në katin e katër të apartamentit ku ata jetonin. “Dyshoja tek bashkëshortja ime. U konfliktuam pasi debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, mësohet të jetë shprehur autori përballë oficerëve të policisë gjyqësore. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga fqinjët e familjes Ruko, të cilët janë bërë dëshmitarë të këtij krimi tronditës. Një dëshmitare ka parë të gjithë skenën e krimit kur 52-vjeçari Ruko ka hedhur nga dritarja e tualetit, bashkëshorten, Liljana Ruko. Mësohet se fqinjët e çiftit Ruko kishin dëgjuar të bërtitura dhe në atë moment gruaja është hedhur nga burri nga kati i katërt i pallatit. Ndërkohë, bashkëshortët kishin pak kohë që ishin kthyer nga Gjermania së bashku me dy fëmijët e tyre, ku mësohet se kishin shkuar për të përfituar azil politik. Autoritetet gjermane kanë refuzuar kërkesën e çiftit, çka ka bërë që ata të rikthehen në vendlindje, në Fier.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrihet me dru punonjësi i ALUIZNI-it në Elbasan, ndalohet autori

Një punonjës i ALUIZNI-it në Elbasan, M.Ç. 60 vjeç është rrahur për...
Read More