Bursa Pashko u akordohet 7 të rinjve ekselentë, por në vështirësi ekonomike


Për të dytin vit radhazi Instituti Europian Pashko dhe Universiteti Europian i Tiranës kanë mbështetur maturantë ekselentë nga gjithë Shqipëria që të studiojnë falas dhe të marrin dhe mbështetje financiare mujore, si pjesë e bursës speciale “Pashko”. Janë 7 të rinj që kanë përfituar këtë vit nga kjo mbështetje e cila u mundëson studentëve ekselentë, por që janë në vështirësi ekonomike që të ndjekin ëndrrën e tyre.

Në UET  u zhvillua sot takimi i parë zyrtar dhe ceremonia e akordimit të Bursave “Pashko” për vitin e ri akademik, ku u prezantuan edhe 7 fituesit e këtij viti. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Dekania e Studentëve, Dr.Anisa Subashi si dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit Europian Pashko, Besart Kadia, të cilët iu uruan suksese fituesve të rinj.

Në vitin e 10-të të tij, Universiteti Europian i Tiranës ka akorduar për herë të parë një bursë të veçantë, që bazohet mbi dy kritere: ekselencën dhe rrethana familjare të vështira nga mjedise sociale të pafavorizuara.

Duke besuar se talentet dhe përkushtimi për arsimimin duhen mbështetur që të ecin përpara, kjo bursë u vjen në ndihmë pikërisht të rinjve ekselentë në mësime, por që s’kanë mundësi financiare për të përballuar shkollimin në universitet ose kanë një histori familjare të vështirë.

Përveç të drejtës së studimit falas në një nga degët që UET ofron, universiteti merr përsipër dhe mbulimin e shpenzimeve të jetesës së tyre në Tiranë, me shumën 25 mijë lekë të rinj në muaj, për 36 muaj. Këtë vit akademik kemi 7 fitues të Bursës PASHKO.”, është shprehur Dekania e Studentëve Anisa Subashi në lidhje me këtë bursë.

Ndërkohë që Besart Kadia, ka përgëzuar fituesit dhe i ka inkurajuar ata të japin maksimumin e tyre, në këtë mundësi të re që u paraqitet.

“Është një mundësi që nuk përsëritet, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë Shqipërisë nuk ka bursa të këtij karakteri, pra që pjesa financiare e shkollës të hiqet dhe pjesa e shpenzimeve mujore të mbulohet. Pra në këtë kuptim, nëse ju keni një ëndërr, që nuk është thjesht të mbaroni shkollën, kjo bursë ju ndihmoni të jepni më të mirën tuaj”, është shprehur ai.

Fituesit e këtij viti vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, por i bashkon dëshira për të mësuar dhe ecur përpara dhe pamundësia ekonomike për ta vazhduar ëndrrën e tyre. 

Për të dytin vit radhazi Instituti Europian Pashko dhe Universiteti Europian i Tiranës kanë mbështetur maturantë ekselentë nga gjithë Shqipëria që të studiojnë falas dhe të marrin dhe mbështetje financiare mujore, si pjesë e bursës speciale “Pashko”. Janë 7 të rinj që kanë përfituar këtë vit nga kjo mbështetje e cila u mundëson studentëve ekselentë, por që janë në vështirësi ekonomike që të ndjekin ëndrrën e tyre.

Në UET  u zhvillua sot takimi i parë zyrtar dhe ceremonia e akordimit të Bursave “Pashko” për vitin e ri akademik, ku u prezantuan edhe 7 fituesit e këtij viti. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Dekania e Studentëve, Dr.Anisa Subashi si dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit Europian Pashko, Besart Kadia, të cilët iu uruan suksese fituesve të rinj.

Në vitin e 10-të të tij, Universiteti Europian i Tiranës ka akorduar për herë të parë një bursë të veçantë, që bazohet mbi dy kritere: ekselencën dhe rrethana familjare të vështira nga mjedise sociale të pafavorizuara. “Duke besuar se talentet dhe përkushtimi për arsimimin duhen mbështetur që të ecin përpara, kjo bursë u vjen në ndihmë pikërisht të rinjve ekselentë në mësime, por që s’kanë mundësi financiare për të përballuar shkollimin në universitet ose kanë një histori familjare të vështirë. Përveç të drejtës së studimit falas në një nga degët që UET ofron, universiteti merr përsipër dhe mbulimin e shpenzimeve të jetesës së tyre në Tiranë, me shumën 25 mijë lekë të rinj në muaj, për 36 muaj. Këtë vit akademik kemi 7 fitues të Bursës PASHKO.”, është shprehur Dekania e Studentëve Anisa Subashi në lidhje me këtë bursë.

Ndërkohë që Besart Kadia, ka përgëzuar fituesit dhe i ka inkurajuar ata të japin maksimumin e tyre, në këtë mundësi të re që u paraqitet.

“Është një mundësi që nuk përsëritet, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë Shqipërisë nuk ka bursa të këtij karakteri, pra që pjesa financiare e shkollës të hiqet dhe pjesa e shpenzimeve mujore të mbulohet. Pra në këtë kuptim, nëse ju keni një ëndërr, që nuk është thjesht të mbaroni shkollën, kjo bursë ju ndihmoni të jepni më të mirën tuaj”, është shprehur ai.

Fituesit e këtij viti vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, por i bashkon dëshira për të mësuar dhe ecur përpara dhe pamundësia ekonomike për ta vazhduar ëndrrën e tyre. 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nipi u kap me 800 mijë euro, kreu i RENEA-s: Të mbajë përgjegjësi

Biznesmenit 25-vjeçar, Orest Sota,  iu sekuestuan tre ditë më parë në Elbasan...
Read More