Buxhati solidarizohet me protestën: Refuzojeni taksën e Rrugës së Kombit!

Pavarësisht se politikanët vendorë të Kukësit janë bashkuar dhe kanë paralajmëruar një protestë të shtunën në Rrugën e Kombit, një organizim aktiv është vënë re në rrjetet sociale.

Një peticion është shpërndarë dhe disa të rinj thonë se do organizojnë një tubim të shtunën paradite.

Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati shkruan se qytetarët duhet ta refuzojnë këtë taksë.

“Gjatë gjithë periudhës së qeverisë së shkuar, por edhe sot në pushtet, sa herë kanë nevojë, Rama dhe socialistët i mbahen së njëjtës tezë: autostrada e kombit mbeti si “rrugë pa rrugë” sepse ajo ra pre e një kusarie kolosale.

Ata vazhdojnë t’i qëndrojnë kësaj ideje edhe tani që kanë pesë vite në pushtet, që kanë kryer reformën në drejtësi dhe që kanë rrëmbyer prokuroren e tyre.

Por, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga fakti se e pranojnë se qytetarët qenkëshin vjedhur njëherë, ata kanë arritur në përfundimin se ata duhet të paguajnë sërish.

Dhe pikërisht këtu qëndron imoraliteti skandaloz i kësaj takse të lartë. Sepse përveçse i rëndë ekonomikisht dhe i papërligjur rajonalisht, ai sanksionon një parim pervers: sa herë që vjedhin pushtetarët, duhet të rifusin dorën në xhep qytetarët. 

Prandaj ky çmim skandaloz (10 euro vajtje-ardhje) duhet kundërshtuar. Sepse nëse e pranojmë sot parimin e vjedhjes së dyfishtë, kjo hisori nuk do të ndalojë më kurrë.

Nëse kryeministri po u thotë sot shqiptarëve, paguani sërish për rrugën se i’u vodhi Berisha, ai që do t’a zëvendësojë atë nesër, nuk do të ketë më frikë të përdorë të njëjtën llogjikë: shkundni xhepat për check-up, diazlizën, dhe analizat laboratorike se paratë e koncesioneve të para i përpiu Edi Rama. 

Prandaj kjo taksë imorale nuk duhet refuzuar as si kosovar dhe as si kuksian, as si shofer dhe as si pasagjer, as si tregtar mallrash dhe as si konsumator, por thjesht si qytetar që nuk do të nëpërkëmbet,” shkruan Bushati tek Lapsi.al.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 16 korrik

Dashi Do të merrni lajme shumë entuziazmuese, të cilat do ju lejojnë...
Read More