Buxheti i vitit 2018, ja sa fonde marrin bashkitë

Me përjashtime të vogla, të gjitha bashkitë e vendit do të kenë buxhete të kënaqshme për vitin 2018. Duke filluar që nga Tirana, e cila do të marrë një fond prej 24 milionë eurosh nga qeveria sipas buxhetit të vitit 2018, pa llogaritur të ardhurat që gjenerohen nga vetë pushteti lokal.

Krahasuar me vitin 2017, edhe Durrësi dhe Elbasani kanë një rritje të buxhetit prej 7,9% dhe 10,8%. Edhe bashkitë e tjera të mëdha kanë rritje të konsiderueshme, si Fieri, Vlora apo Korça.

Por edhe Shkodra që administrohet nga demokratja Voltana Ademi do të ketë një rritje buxheti prej 9,7%, si edhe Tropoja që në vitin 2018 do të marrë 11,6% fonde më shumë se viti 2017.

Por rekordet në rritje i mbajnë bashki të minoriteteve. Sipas Projektbuxhetit, Bashkia e Dropullit do të marrë 32.6 më shumë fonde vitin e ardhshëm, ndërsa ajo e komunitetit maqedon, Pusteci, do të ketë 32.7 për qind rritje buxheti nga fondet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara bashkë. Nuk do ta ketë këtë fat Finiqi, ku fondet do të pakësohen me 2.1 për qind.

Për sa i përket buxheteve të bashkive që janë parë me ulje, veç Finiqit, kanë kaluar Cërriku me 0.1 për qind më pak nga sivjet, Delvina me 2.7 për qind më pak, Patosi me 2.2 për qind më pak. Rekordin negativ e mban Bashkia e Peqinit, që do të marrë 13.2 për qind më pak fonde. Ndërkohë, Bashkisë së Skraparit, të drejtuar nga ish-aleatja LSI, për vitin e ardhshëm do t’i akordohen 2.8 për qind më pak fonde nga ato, që janë planifikuar për vitin 2017.

Shkruar Nga
More from Revista User

Momenti i rënies së meteorit gjigant në Florida

Pjesa më e madhe e njerëzve instalojnë kamera në shtëpitë e tyre...
Read More