Buzëkuqët përmbajnë toksina kancerogjene

“Buzë të helmuara”, kështu është titulluar një studim i publikuar së fundmi në revistën “Environmental Health Perspectives” i kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe “Berkley School of Public Health”.

Ata shprehin nëpërmjet këtij publikimi alarmin në lidhje me buzëkuqët dhe shkëlqyesit e buzëve, të cilët shpesh përmbjajnë metale toksike që përthithen nga mukozat të cilat ndodhen shumë pranë gojës.
Sipas tyre metalet më të rrezikshëm janë plumbi, kromi, alumini dhe problemi i vërtetë nuk është prania e metaleve por nivelet e larta të përqëndrimit të tyre. Më i rrezikshmi konsiderohet kromi i cili është një substancë kancerogjene kryesisht të stomakut.

Mangani njihet për efektet negative që do të ketë në sistemin nervor dhe të mos harrojnë se produktet e tualetit nuk kanë lidhje vetëm me ju por edhe me fëmijën tuaj duke qënë se do të jenë shpesh pranë lëkurën tuaj.

Kujdes kur blini produktet!

Lexoni gjithmonë përbërjen dhe preferoni produkte që nuk përmbajnë substancat e mësipërme

Kujdes me produktet që qëndrojnë në kontakt të gjatë me organizmin si kremi. Ai qëndron më tepër në lëkurë se shampoja dhe sapuni

Mos përdorni produkte që përmbajnë propylparaben dhe butylparaben, sidomos tek kremrat

Evitoni përdorimin e produkteve me filtër UV në rast se nuk do të ekspozoheni në diell

Kujdes me produktet e fëmijës dhe vetes tuaj nëse jeni shtatzanë

Mos u gënjeni nga shkrimet “jo alergjik”, “klinikisht i testuar”, bazohuni më tepër tek etiketa e përbërjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shemben 3- katet e pallatit 24-katësh tek Shkëmbi i Kavajës, shpallet në kërkim pronari

Policia e Durrësit ka filluar procedimin penal dhe po punon për kapjen...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.