Capital T dhe Jonida Vokshi flasin për lidhjen e tyre

picmonkey-collage-680x365_c

Ka kohë që mediet shqiptare kanë raportuar për një lidhje të mundshme mes reperit Capital T dhe aktores Jonida Vokshi.Deri më tani, asnjëri nga ta nuk kishin komentuar këtë gjë, duke lënë kështu heshtjen si përgjigjen më të mirë.

Por, pasi që mediet nuk ndaluan, dyshja kanë vendosur të flasë. E pikërisht emisioni ‘Thumb’ që ka sjellur të vërtetën. Capital T e ka mohuar këtë lidhje dhe ka thënë se me Jonidën nuk ka asnjë lidhje, madje nuk e njeh mirë.

Kurse, sa i përket videove për të cilat është shkruar se Capo dhe Jonida janë parë duke u puthur, aktorja ka dhënë versionin e saj.

“Kam qeshur shumë se unë në fakt në Londër kam qenë tre javë përpara se të publikoja videon dhe ata thoshin janë parë duke u puthur në Londër.” Mesa duket në rast vlen shprehja “shumë zhurmë për asgjë” janë fjalët e saj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Engjëlli i Victoria’s Secret ekspozohet për Shën Valentin

Engjëlli i Victoria’s Secret ka ekspozuar të pasmet e saj dhe stomakun...
Read More