Cappadocia, hotele luksi brenda një shpelle

Cappadocia është një rajon në Turqinë qëndrore, shumë e famshme për pamjet e saj të mrekullueshme dhe që të lënë pa frymë për madhështinë e tyre.

Cappadocia 1

Picture 1 of 13

Shkëmbinjtë dhurojnë pamje spektakolare, ku mes tyre më i famshmi është ‘kalldrëmi i zanave’, i cili fsheh shumë shpella të cilat mbajnë brenda tyre shumë histori. Disa nga këto shpella janë përshtatur në hotele të cilat të krijojnë idenë e një magjie.

Pejsazhi pothuajse surreal i rajonit është krijuar si pasojë e formacionin gjeologjik të gjeneruar nga vullkanët antik, aktiv në këtë zonë rreth 2 milion vjet më parë. Shpërthimet kanë depozituar në terren lumë llave, e cila është transformuar në shkëmbinj porozë mes tyre, të cilët nga veprimi i ujit dhe erës janë shndërruar në formacione me forma të ndryshme. Cdo hotel është një eksperiencë më vete. Nga luksi total që i karakterizon disa prej tyre tek ato më të thjeshtët, por gjithmonë të dukshme për atmosferën e tyre unike, ja një galeri me më të rëndësishmit për tu admiruar në këtë fotogaleri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Miss-i me sindromën Down që ndryshoi rregullat

Mikayla Holmgren është një vajzë me sindromën Down, e cila hyri në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.