Carla Bruni, çfarë ngjashmërie me Bella Hadid: ‘Kam një vajzë ilegale’

 Carla Bruni ka marrë pjesë në galanë për bamirësi Fashion For Relief, e organizuar në Cannes nga Naomi Campbell.

Në event kanë qenë prezente modele të djeshme dhe të sotme.

Ish-modelja dhe zonja e parë e Francës ka bërë një selfie së bashku me Bella Hadid dhe e ka postuar në profilin e saj Instagram bashkangjitur me mesazhin: “Kam një vajzë ilegale?”, duke bërë shaka për ngjashmërinë mes saj dhe modeles 21 vjeçare.

Trashëgimtarja, modelja, këngëtarja dhe aktorja Carla Bruni është e njohur për romancat e saj dhe për martesën me presidentin francez Nikolas Sarkozi.

E lindur në vitin 1967, gjysmë-franceze gjysmë-italiane Carla Bruni është trashëgimtare e një kompanie italiane të gomave. Nga mosha e hershme paraqitja e saj e mirë e çoi atë për të punuar me modelimin, duke ecur në pistë si një nga modelet më të mira të Evropës.

Gjatë karrierës së saj, ranë në sy marrëdhëniet e saj me disa burra të profilit të lartë francez, të cilat kulmuan me martesën e saj të vitit 2008 me presidentin francez Nikolas Sarkozi.

Karriera e saj nisi me modelimin dhe të kënduarit, më pas Carla Bruni ka qenë një nga femrat më të shikuara në botë si zonja e parë e Francës. Ajo u rrit me të motrën e saj dhe vëllain në një familje të pasur italiane.

Si një modele me famë të madhe, Bruni ka gëzuar një mënyrë jetese luksoze. Ajo udhëtoi në qarqet elitare sociale dhe u shoqeërua me disa prej njerëzve më të famshëm në botë.

C_2_fotogallery_3087999_11_image

 C_2_fotogallery_3087999_8_image

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Meghan Markle dhe Princi Harry duken kaq të dashuruar në Londër!

Meghan Markler dhe Pinci Harry thjeshtë nuk mund të marrin mjaft nga...
Read More