Ç’do ndodhte sikur Basha e Rama të dilnin kështu në debat?



AUSTRIA-VOTEJanë të shumtë ata që do donin të shihnin një përballje televizive mes liderit të opozitës dhe atij të qeverisë ose mes kandidatëve për të marrë postet më të larta në shtet.

Në Shqipëri mbetet shumë e vështirë të realizohet diçka e tillë.

Por në Austri, një duel televiziv mes kandidatëve për president përfundoi në katastrofë.

Të dy kandidatët, profesori i ekonomisë, Alexander van der Bellen, 72 vjeç dhe populisti i djathtë, Norbert Hofer, 45 vjeç, u vendosën përballë njëri-tjetrit në një program që zgjati 45 minuta.

E veçanta?

Nuk kishte as moderator dhe as temë të paracaktuar.

Spiegel thotë se mund ta imagjinoni vetë se si ka shkuar debati.

Eksperti politik, Thomas Hofer tha se të dy dështuan, duke dëmtuar kështu edhe imazhin e presidentit.

Debati mes tyre ishte më shumë si një përleshje në baltë, thonë analistët.

Shumicën e kohës, ata u morën me akuzat se çfarë fyerjesh dhe shpifjesh kanë hedhur në rrjetet sociale mbështetësit e secilit.

Çështje të tilla si marrëdhëniet me BE-në apo lufta ndaj papunësisë luajtën pak rol.

Më shumë kishte batuta dhe sulme ndaj njëri-tjetrit.

“Një emision politik i pamoderuar nuk funksionon fare,” shkruante eksperti i shkencave politike, Hubert Sickinger.

Të tjerë theksonin: “Të dy e kanë ulur pjesëmarrjen në votimet e 22 majit me 22 përqind”.

“Të dy dështuan. Dhe ta mendosh se njëri prej tyre do bëhet president,” shkruante Armin Wolf.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Nderim për francezin më të dashur të shqiptarëve

Universiteti Europian i Tiranës nderon Bernard Kouchner me titullin “Doctor Honoris Causa” ...
Read More