CDU: Nuk ka bisedime për koalicion me SPD-në deri në vitin 2018

Bisedimet për të krijuar një koalicion të ri të madh mes konservatorëve të kancelares Angela Merkel dhe qendrës së majtë Partia Socialdemokrate (SPD) me shumë mundësi do të fillojnë vitin e ri, deklaroi për televizionin publik ARD zëvendëskryetarja e CDU-së, Julia Kloeckner.

Në ditët e fundit SPD-ja rishikoi vendimin e saj për të qenë në opozitë pasi morri rezultatin më të dobët ndonjëherë në zgjedhejt e shtatorit.

Lideri i SPD-së, Martin Schulz tha se “ishte i hapur për bisedime pasi negociatat mes konservatorëve të Merkelit, të Gjelbërve dhe Liberalve dështuan 10 ditë më parë”.

Kloeckner tha se “kjo kthesë e socialdemokratëve do të diskutohet në konferencën e SPD-së për dy javë, që do të thotës se bisedimet për koalicion nuk mund të fillojnë deri në vitin e ri”.

Madje, presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier do të takohet me liderët e partisë së Gjelbër, Katrin Goering Eckardt dhe Anton Hofreiter, si dhe krerët e Partisë së Majtë, Sahra Wagenknecht dhe Dietmar Bartsch, për t’i hapur rrugën bisedimeve të reja.

Partia e Markelit mblidhet në Berlin për mundësinë e një koalicioni me socialdemokratët

Kryesia e Partisë Unioni Kristiandemokrat (CDU) e Angela Merkel u mblodh për katër orë dje në Berlin dhe pranoi njëzëri të mbështesë një koalicion të madh me Partinë Siocialdemokrate (SPD) për të thyer krizën politike në vend.

Deputetët u mblodhën në përpjekie për të gjetur një mënyrë për të përparuar pas bisedimeve eksploruese për një koalicion “Xhamajka” me të Gjelbrit dhe partinë pro sipërmarrjeve, Demokratët e Lirë (FDP) që dështuan javën e kaluar.

Dështimi i bisedimeve fundjavën e kaluar rriti presionin mbi SPD-në që t’i bashkohet CDU-së dhe partisë simotër bavareze, Unionit Kristiansocial (CSU), në një koalicion të madh.

Lideri i SPD-së, Martin Schulz fillimisht e përjashtoi mundësinë e një koalicioni të ri, që do të ishte koalicioni i trete CDU-CSU-SPD nën drejtimin e Merkel, pasi partia morri një mbështetje në nivelet më të ulëta në zgjedhjet e 24 shtatorit, por ditët e fundit e ka moderuar qëndrimin e tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

ISIS kërcënon Evropën

“Do çojmë përpara një luftë totale për të goditur të pabesët në...
Read More