Çelësi i suksesit të aktores më të dashur: Mënyrë e thjeshtë për dukje rinore!

Dukjen e vet rinore gjatë karrierës shumëvjeçare bukuroshja Julia e mban me disa truqe relativisht të thjeshta.

Julia Roberts 2

Picture 2 of 2

Njëra ndër aktoret më të dashura, 50-vjeçarja Julia Roberts, ka zbuluar sekretin e dukjes së saj rinore dhe përse i shmang rrjetet sociale.

Kur është fjala për kurën e lëkurës, Julia nuk përmend kremrat dhe tretmanët e shtrenjtë.

“Uji është gjithçka” thotë Julia dhe shton që rol shumë të rëndësishëm ka edhe gjumi, i cili për shumicën e nënave është luksi më i madh.

Ylli i Hollywoodit ka përmendur edhe rrjetet sociale të cilat i shmang dhe ka zbuluar që ka aversion ndaj “natyrës narcise të selfit”.

Jemi bërë kultura e cila është aq vetëhulumtuese dhe aq vetëpromovuese, saqë e kalon çdo masë, thotë Julia.

“Me pak vetëkënaqësi do të kishim merituar më shumë admirim”, ka shtuar ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Bashkia e Tiranës dhe nxënësit aksion për pastrimin e plehrave

Në kuadër edhe të aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, punonjësit e...
Read More