Çerdhet, kopshtet e shkollat të mbyllura deri në 14 janar


Ashtu siç pritej, rifillimi i mësimit në të gjitha shkollat dhe universitetet në vend është shtyre për në datën 16 janar. Urdhri është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë nisur nga epidemia gripale që ka përfshirë Shqipërinë dhe rreziku që mund të sjellë tek nxënësit.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017.”, deklaron MSH.

Mësimi duhet të riniste më 4 janar por për shkak të epidemisë gripale dhe temperaturave të ulëta u shty fillimisht për në 9 janar, ndërsa nisur nga gjendja sot u vendos shtyrja sërish me një javë.

umsh-10-20170107-png

Shkruar Nga
More from Revista User

Ekuadori kërkon zgjidhje të çështjes së Julian Assange

Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, Maria Fernanda Espinosa tha se Ekuadori është...
Read More