Ceremonia për Mid’hat Frashërin dhe reflektimi i Edi Ramës…


“Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij…”, është një nga kërkesat e atdhetarit Mid’hat Frasherit në testamentin e tij qysh prej vitit 1929

Eshtrat e shkrimtarit dhe atdhetarit Mid’hat Frashëri mbërritën sot në Atdhe në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të mëngjesit, duke plotësuar kështu amanetin e tij, i cili kërkoi që të varrosej diku në nje cep te oborrit te Institutit të Albanologjisë.

Homazhet fillimisht filluan në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij u varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Në nder të figurës së tij ka folur edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama tha ndër të tjera se akti i qeverisë për përmbushjen e amanetit të patriotit shqiptar për tu prehur në Atdhe duhet të shërbejë si reflektim.

“Ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përçarësit si shprehi e një pale të vjetër kundër një tjetre pale të vjetër mbase vlen dhe për një reflektim. Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i pafundëm rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimitarët për të poshtruar të mundurit.

Mjaft kemi trilluar dhe kemi shpifur pa arsyetuar dhe pa gjykuar me ndershmëri dhe ndërgjegje, mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë nuk kanë thënë, madje ç’nuk kurrë as mund të kenë menduar, për ti lëshuar pastaj si flakadanë të përçarjes”, tha ai.

Më tej ai shtoi: “Mid’hat Frashëri ishte dhe mbetet sot e gjithë ditën një shembull i gjallë, ndërkohë që shumëkush nga ata që ishin dhe e përdorën si një shembull kundër të gjallëve sot janë të vdekur dhe të panderuar.  Ai ndërtoi një patriotizëm të shpenguar nëpërmjet zemrës siç vetë ai shkruan: Nuk bëhet gjësendi me smirë dhe urrejtje!”

Rama nënvizoi gjithashtu se kush sot e sheh këtë ceremony si nje provokim bëjnë mirë të ulin kokën dhe te kujtohen se sa krime bënë ata me shkrimet e tyre

“U përgjigjem sot gjithë atyre që i ka sekëlldisur ky rikthim. Mid’hat Frashëri  i dha Shqiëprisë gjithçka kishte dhe mundi, ëndërroi dhe punoi pa u lodhur per kete vend, patjetër edhe gaboi, por në tërë sa bëri edhe në gabim as bëri vet e as nxiti me gojë dhe penë një krim, kështu që kush e sheh arkëmortin e tij si provokim të një historie që e shkuajtën fitimtarët, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime ndryshe nga ai, bënë ata qe e shkruan dhe na e mesuan me pahirin e gjysme te vertetes historine e gjysmes tjeter te Lumo Skendos”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ngjarja që shokoi opinionin: Adoleshenti tenton të përdhunojë mamanë e shokut, ja çfarë ndodhi

Një adoleshent në Tenesi të SHBA është arrestuar dhe akuzuar për tentativë...
Read More