Ç’është bukuria e brendshme?

Me ‘karizmë’ konsiderohet kombinimi i sharmit, inteligjencës, humorit, optimizmit, ekuilibrit dhe e të qenit e përzemërt ndaj të tjerëve.

Në Kinë, për shembull, çmohet shumë të qenit e rezervuar dhe e përkushtimi shoqëror, përderisa në Francë dhe në Gjermani më të rëndësishmet janë entuziazmi jetësor dhe humori.

Ç’është më e rëndësishme – bukuria e brendshme apo e jashtme?

Nuk ka dilemë: bukuria e jashtme. Është më e rëndësishme, sepse shihet. Ajo e lë përshtypjen e parë të personit, ndërsa kjo automatikisht cakton se a doni që atë person ta njihni më mirë ose jo.

Në shikim të dytë, bukuria e brendshme e individit duhet të jetë në harmoni me pamjen e saj fizike. Sharmi dhe karizmi mund të kompensojnë cilëndo mungesë fizike.

Porse, shumica e grave konsiderojnë se – mendimi që bukuria e brendshme mund të kompensojë mungesën e bukurisë së jashtme, është ngushëllim i zbehtë dhe plotësisht i parëndësishëm.

Gjithkush është unik dhe i bukur në mënyrën e vet. Bukuria e brendshme është po aq e rëndësishme sa bukuria e jashtme, pasi ajo pasqyrohet tek të tjerët përreth.

Ja disa këshilla për të qenë më të mirë dhe më pozitivë.

Mësoni më shumë për veten – analizoni sjelljen tuaj duke bërë disa teste të personalitetit dhe kështu mund të mësoni më shumë për veten. Zbuloni kush jeni dhe njihuni me natyrën e botës suaj.

Pranojeni veten për atë që jeni- jeta është e shkurtër për të humbur kohën duke u përpjekur të ndryshoni natyrën që keni. Mësoni të ndihuni të lumtur me vetveten.

Jini mirënjohës – është e rëndësishme të jeni mirënjohës për gjithçka keni dhe jeni. Çdo mëngjes, para se të çoheni nga krevati mendoni për gjërat e mira që keni në jetë dhe kjo do t’ju ndihmojë të filloni ditën me pozitivitet dhe të jeni më aktivë.

Jini të sjellshëm – ndihmojini ata që keni përreth. Njerëzit duken më të bukur kur zemrat e tyre janë të mbushura me mirësi. Bëni diçka të mirë për të përmirësuar veten dhe të tjerët.

Duani vetveten – nuk mund të jeni të bukur brenda nëse nuk doni veten tuaj. Nëse nuk kujdeseni si duhet për veten, nuk do të kujdeseni mirë as për të tjerët. Duajeni veten, sepse jeni i vetmi person përgjegjës për paqen e brendshme dhe bukurinë.

Bëni vepra të mira – studiuesit thonë se duke bërë vepra të mira përmirësoni shëndetin fizik dhe mendor. “Bukuria nuk është në fytyrë, bukuria është dritë në zemër”. Pranoni kush jeni, duajeni veten dhe mos lejoni askënd t’ju bëjë të ndiheni keq.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbretëresha Rania viziton refugjatët muslimanë

Tragjedia e Rohingya: "E pafalshme", thotë Mbretëresha Rania pas vizitës në kampet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.