Çështja “Stormy Daniels”, Trump i kthen paratë avokatit të tij

Presidenti Donald Trump i ka kthyer personalisht avokatit të tij 130.000 dollarë që u përdorën për të blerë heshtjen e aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, tha ndihmësi i tij ligjor Rudy Giuliani.

Kur u pyet nga gazetarët një muaj më parë, nëse ai e dinte për pagesën që i është bërë Daniels,  Trump tha: “Jo”. Kur u pyetën përse iu dhanë para Daniels, ai shtoi: “Duhet të pyesësh Michael Cohen”.

Duket se kjo është në kundërshtim me Trump, i cili më parë tha se nuk kishte dijeni për pagesën e bërë nga avokati Michael Cohen për Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Trump ka mohuar pretendimet e Daniels, e cila pohon në mënyrë të përsëritur se ata kanë pasur marrëdhënie intime në vitin 2006.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump do të takohet me Kim Jong Un? Por shikoni çfarë thotë Shefi i CIA-s për këtë…

  A do të sjellë një zgjidhje diplomatike të problemeve apo gjërat...
Read More