“Çështja” Tahiri, zyrtari i lartë gjerman: Mos abuzoni me imunitetin

Christian Hellbach, Drejtor për Europën Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, në një intervistë për DW, ka folur për rastin e ish ministrit Saimir Tahiri si i dyshuar për lidhjet me grupet e trafikut të drogës.

DW: A e mbështet Gjermania ambicien e Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm?
Christian Hellbach: Gjermania i qëndron premtimit, që të gjitha vendet e Evropës Juglindore kanë perspektivën e integrimit dhe ne i mbështesim ata në përpjekjet e tyre për të realizuar reformat e nevojshme. Kriteret për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit janë të njohura. Tani është në dorën e Shqipërisë të arrijë progresin e kërkuar në pesë prioritetet kyçe. Një hap shumë i rëndësishëm është reforma në drejtësi dhe ngritja tashmë e përfunduar e komisioneve të vetingut. Ne presim me shumë interes punën e tyre dhe do t’i vëzhgojmë imtësisht. Sukses presim gjithashtu të arrihet edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

DW: Si e komentoni situatën aktuale politike në Shqipëri? Investigimin për korrupsion dhe lidhje me grupet e trafikut të drogës të ish-ministrit të Brendshëm dhe dorëheqjen e drejtorit të shërbimeve sekrete?

Christian Hellbach: Më lejoni t’i përgjigjem në parim kësaj pyetjeje: një nga detyrat thelbësore të Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në është lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për këtë arsye do të nevojitej konsolidimi i organeve ligjzbatuese në aktivitetin e tyre si edhe procese të ndjekjes penale pavarësisht personit. Po kështu nuk duhet të abuzohet me imunitetin parlamentar për të mbrojtur të mandatuarit prej aksesit të drejtësisë, nëse ka mjaftueshëm momente konkrete dyshimi. Ky është një imperativ i shtetit ligjor.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shoqërohen dhjetra persona për grabitjen e Rinasit, mes të dyshuarve edhe shtetas kosovarë

Dhjetëra persona janë shoqëruar lidhur me grabitjen e 9 shkurtit në rrugën...
Read More