Çfarë do ndodhë sot në Kuvend? Zbulohet strategjia e opozitës

Opozita nuk do të tërhiqet as gjatë seancës së sotme nga strategjia për të mos lejuar normalitet në Parlament për aq kohë sa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qëndron në detyrë. Deputetët e grupit parlamentar kanë marrë udhëzime që njësoj si në seancat e kaluara në Parlament, të reagojnë nëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të ndërpresë fjalën e kryetarit të PD, Lulzim Basha apo kryetarit të Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.

Opozita nuk do të tërhiqet as gjatë seancës së sotme nga strategjia për të mos lejuar normalitet në Parlament për aq kohë sa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qëndron në detyrë. Deputetët e grupit parlamentar kanë marrë udhëzime që njësoj si në seancat e kaluara në Parlament, të reagojnë nëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të ndërpresë fjalën e kryetarit të PD, Lulzim Basha apo kryetarit të Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.

PD edhe sot do të jetë e përgatitur që seancën e saj ta zhvillojë virtualisht me qytetarët shqiptarë, për aq kohë sa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do t’i heqë të drejtën e fjalës deputetëve të saj. Lulzim Basha nuk do të jetë i vetmi nga demokratët që do të mbajë një fjalë gjatë seancës së sotme.

Disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së dhe LSI-së kanë përgatitur fjalime për situatën që po kalon vendi dhe kryesisht për rëndësinë që ka largimi i Fatmir Xhafajt nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. PD dhe LSI kanë vendosur në koordinim me koalicionin opozitar, që të mos thërrasin asnjë protestë popullore derisa vendet e BE-së të marrin një vendim në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, lidhur me këtë moment të rëndësishëm që po kalon vendi, vendosi të mos pranojë edhe kërkesën e disa prej deputetëve të grupit të tij parlamentar, që kërkuan edhe bojkot të Parlamentit dhe djegie të mandateve parlamentare.

SEANCA

Në rendin e ditës për seancën e sotme parlamentare janë fillimisht katër raporte të institucioneve të ndryshme. Drejtuesit e Autorit të Dosjeve, AMA-s, RTSH-së dhe Komisioneri Publik do të paraqiten sërish sot në Kuvend, pasi një javë më parë, për shkak të zhvillimeve parlamentare, e patën të pamundur të raportonin. I vetmi ligj që maxhoranca ka sjellë për votim në seancën e sotme është ai “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.

Krahas këtij ligji, në rendin e ditës janë edhe marrëveshjet: “Për aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen e Lokarnos, “Për përcaktimin e një klasifikimi ndërkombëtar për dizenjot industriale” dhe ajo “Për aderimin në marrëveshjen e Vjenës, “Për klasifikimin ndërkombëtar të elementeve figurative të markave tregtare”. Edhe sot, në varësi të zhvillimeve parlamentare, maxhoranca do të zgjedhë vetë nëse do të tërheqë diskutantët për të kaluar direkt në votim, apo do të përballet me opozitën në seancë.

Në seancën e javës së kaluar, në një rast të pandodhur më parë, maxhoranca vendosi të kalojë me shpejtësi rendin e ditës dhe të largohej nga Parlamenti, duke e lënë opozitën të vetme në Kuvend për mbi dy orë. Kjo javë nuk ndryshoi asgjë në strategjinë e deputetëve të opozitës sa u takon komisioneve parlamentare, duke pasur vetëm bllokime dhe fokus të debatit te çështja “Xhafaj”. Sipas opozitës, maxhoranca po bëhet pengesë për integrimin, ndërkohë që vendi pret të çelë negociatat me BE-në.

PANORAMA 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tjetër ngjarje misterioze në Londër, gjendet i vdekur armiku i Putin

  Efektivët e antiterrorit në Londër kanë nisur hetimet për vdekjen ‘e...
Read More