Çfarë duhet të dimë mbi nevojën e mësimit përgjatë jetës

Nga Jeffrey J. Selingo, Washington Post

Për shekuj me radhë edukimi është parë si dicka e lidhur me të rinjtë. Diploma e universitetit, konkretisht shpesh konsiderohet si një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë dhe që përmbushet në të 20-tat e dikujt. Si rezultat, shumica e universiteteve në SHBA presin rreth 2 milionë maturantë çdo vit, pavarësisht se ka rreth 80 milionë amerikanë që heqin dorë nga universiteti ose nuk e kanë frekuentuar asnjëherë.

Pikëpamja tradicionale mbi kohëzgjatjen e arsimit të lartë dalëngadalë ka fillur të ndryshojë. Një arsye është sepse të diplomuarit e kanë kuptuar se qasja “njëhërë në jetë ke për ta bërë” ndaj arsimit pas gjimnazit nuk është më e përshtatshme për një vend pune ku aftësitë që kërkohen sa vijnë dhe evoluojnë. Në një studim që LinkedIn bëri këtë javë për forcën punëtore që është e Gjeneratës Z – ata që janë në mes të 20-tave – rezultoi se 20% kanë pasur 4 ose më shumë punë që kur kanë mbaruar shkollën.

Arsyeja tjetër se pse kjo pikëpamje po ndryshon është sepse forcës punëtore, që nuk ka kualifikime të tjera përveç diplomës së universitetit, po i kërkohet akoma më shumë nga ekonomia. Sipas Qendrës së Edukimit dhe Punës në ‘Georgetown University’, rreth dy të tretat e vendeve të punës në SHBA do të kërkojnë së shpejti kualifikime ose trajnime të mëtejshme pas përfundimit të universitetit. Kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se do të kemi  të bëjmë me një diplomë studimi 4-vjeçare – që është vizioni se si amerikanët e përfytyrojnë jetën pas përfundimit të maturës. Diplomat e asociuara dhe certifikatat kanë kërkesë të lartë, sipas analizës së qendrës në ‘Georgetown’ mbi punët që paguhen rreth 40 mijë dollarë në vit, të cilat nuk kërkojnë një diplomë bachelor.

Këto punë shpesh njihen si “punë me aftësi mesatare”, të cilat kërkojnë më shumë se një diplomë gjimnazi, por më pak se një diplomë bachelor. Organizata jo fitimprurëse ‘National Skills Coalition’ ka llogaritur se punët me aftësi mesatare – në teknologji kompjuterike, sigurimin shëndëtësor, ndërtim, fabrika moderne e të tjerë – përbëjnë 54% të tregut të punës, por vetëm 44% e forcës punëtore janë të trajnuar mjaftueshëm.

Shumë nga këto vende janë zënë nga gjenerata e “baby boomers”, të cilët janë në prag të pensionit. Parashikohet se rreth 25 milionë vende pune që do të happen gjatë dekadës së ardhshme do të jenë punë që do të kërkojnë aftësi të mesme.

Problemi këtu qëndron se edhe aftësitë, për të cilat kanë nevojë këto punë, po evoluojnë në mënyrë konstante. Marrim përshembull punën e një tekniku që riparon smartphone. Kur një model i ri del në treg, edhe aftësitë duhen përditësuar sipas teknologjisë së re. E njejta gjë vlen edhe për ata që zhvillojnë software. Por ndryshe nga profesionistët, të cilët kanë disa diploma dhe kualifikime, punëtorëve të këtyre punëve i mungon ajo që ekspertët e quajnë “mendësia e rritjes”. Me fjalë të tjera ky krah pune nuk është fleksibël për të mësuar gjëra të reja.

Kjo vjen sepse shpesh kualifikimi që duhet për këtë kategori punësh përqendrohet vetëm në disa aspekte teknike dhe nuk përfshin ato që quhen ‘soft skills’, thotë Stephen M. Kosslyn, ish-dekan i shkencave sociale në ‘Harvard University’ dhe ekspert në fushën e të mësuarit.

Kosslyn ka akumuluar gjithë eksperiencën e tij dhe tani po ngre një shkollë pikërisht për tregun e punëve me aftësi të mesme. Me një kapital prej 6 milionë dollarësh, ai planifikon të hapë ‘Foundry College’ në janar. Është një shkollë online që synon të ndihmojë ata që aktualisht janë në punë për të zhvilluar aftësitë e tyre ose të fitojnë aftësi të reja. Ajo që e bën të ndryshëm nga kurrikulat tradicionale është se kurrikula në këtë shkollë është konceptuar për t’i mësuar nxënësve aftësitë konjitive dhe emocionale – si përshembull mendimin kritik, zgjidhje problemesh, komunikim – aftësit ë cilat i duhen njerëzve për t’u zhvilluar më shumë në punët e tyre.

Kurset do të jenë të sinkronizuara dhe do të ofrohen në mëngjes dhe në darkë në mënyrë që të jenë brenda mundësive të atyre që janë në punë. Ato do të zgjasin 90 minuta, dy herë në jvëë sepse siç thotë Kosslyn, “shumë rrallë studentët i kryejnë të gjitha leximet përpara leksioneve”. Në dy të tretat e kohës do të punohet nëgrupe të vogla për të zgjiddhur probleme dhe zhvilluar projekte.

Studentët, të cilët përfundojnë periudhën 15-javore të kurseve, do të pajisen me certifikatë dhe ata që mbarojnë 12 kurse do të shpërblehen me një diplomë të asociuar. Të gjitha kurset do të fokusohen në atë që Kosslyn e quan “menaxhim biznesi” që i përgatit nxënësit për menaxhim grupesh, të drejtojnë biznesin e tyre ose të punojnë në sektorin e menaxhimit të biznesit në një spital.

Kjo nuk është përpjekja e vetme që është bërë për të edukuar forcën e punë me aftësi të mesme por adapte për tregun e punës. Gjithsesi sipas Lumina Foundation, cdo vit miliona punë të nivelit të mesëm mbesin të pazëna dhe pak më pak se gjysma e adultëve në SHBA nuk kanë edukimin e duhur për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut.

Një nga problemet në këtë çështje vjen sepse shumë nga ata që ndihen të lënë mbrapa nga kjo ekonomi që po ecën me hapa të shpejtë, nuk janë të informuar mbi mundësitë që kanë për të zhvilluar aftësitë e tyre. Në pjesën më të madhe ne si shoqëri kemi dështuar në legjitimimin e dickaje tjetër që nuk konsiston në katër vjet studim ose gjetjen e një mundësie për të edukuar ata që e lënë universitetin. Nëqoftëse nuk e konsiderojmë edukimin si diçka që ndodh gjithë jetën dhe të shtojmë mundësitë e trajnimit të punëtorëve, atëherë hendeku në arsim mes votuesve që u evidentua në zgjedhjet presidenciale të 2016 vetëm do të zgjerohet.

*Përktheu: Aldo Baxhaku

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sharon Stone e lumtur në krahët e dashurisë

  Sharon Stone është, pa dyshim, një ndër femrat më të bukura...
Read More