Çfarë duhet të dini para se të dekoloroni flokët

Kalimi nga brune në bjonde është një ndryshim që shoqërohet me jo pak efekte të padëshiruara për flokët , por për të minimizuar këto të fundit, ju duhet të jeni të përgatitura për ato që do t’ju ndodhin kur dekoloroni flokët.

Do t’ju djegë skalpi
Se sa shumë do t’ju djegë lëkura e kokës varet nga ngjyra e flokëve, sasia e peroksidit që është përdorur dhe sa pranë rrënjës i keni lyer flokët.

Nëse filloni me flokë të errët, do të duhen dy seanca për të arritur ngjyrën platin dhe me shumë mundësi do të ndjeni dhimbje.

Por ju mund të qetësoni djegiet duke mos i larë flokët për dy ditë pas lyerjes, pasi është yndyra ajo që krijon në sipërfaqen e skalpit një barrierë.

Mund t’ju formohen kore

Është mëse normale që pas dekolorimit t’ju krijohen kore. Ajo që duhet të bëni ju është të mos përpiqeni t’i hiqni koret me shampo apo me ndonjë produkt tjetër kozmetike. Vetëm yndyra e flokëve do të qetësoje irritimin e lëkurës, ndaj bëni mirë mos t’i lani flokët për 2 ditë.

Mos përdorni mjete të nxehta, pasi kjo do të përkeqësojë gjendjen. Nëse dhe lëkura rreth vijës së parë të flokëve është e skuqur, mund të aplikoni pak xhel aloe vera.

Acarimi nga kimikatet që realizojnë zbardhjen e flokëve do t’ju krijojë ndjesinë e kruajtjes. Flokët do t’i ndjeni më të thatë, por pasi kutikulat e rrënjëve të flokëve të mbyllen, gjendja do të kthehet në normalitet.Përdorni balsam me keratinë dhe flokët duhet t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vdekja e Blertës, mesazhi prekës i mjekut anestezist: Do vetëvritesha pasi…

Mjeku anestezist i Spitalit të Traumës, Apostol Vaso ka reaguar përmes një...
Read More