“Çfarë edukate marrin fëmijët kur shohin Hirushen apo Sirenën e Vogël?!”



Aktorja e njohur Keira Kneightley tha se ajo ia ka ndaluar vajzës së saj 3-vjeçare që të shohë disa filma të Disney për shkak të mënyrë se si i portretizojnë femrat. Ajo tha se vajza e saj, Edie, nuk lejohet të shohë filma si ‘Hirushja’ apo ‘Sirena e vogël’.

Teksa fliste për Ellen DeGeneres, ajo tha se filmi ‘Hirushja’ flet për një femër që pret një mashkull të pasur ta shpëtojë. “Mos e bëj. Shpëtoje veten. E dukshme,” tha ajo.

Duke folur për ‘Sirenën e Vogël’, ajo tha: “Dua të them që këngët janë të bukura, por nuk mund të japësh zërin për një mashkull. Hej!”

Megjithatë aktorja, që luan në filmin e Disney me titull “Piratët e Karaibeve”, tha se jo të gjithë filmat e kësaj kompanie janë të ndaluara në shtëpinë e saj. “Frozen” është i mirë, “Moana” po ashtu. ‘Finding Dory’ është i preferuari im”.

 

 

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ish-krahu i djathtë i Enver Hoxhës, shuhet në moshën 98-vjeçare

Është ndarë sot nga jeta në moshën 98 vjeçare, Rita Marko, një...
Read More