Çfarë fshihet pas kërkesës së Ramës për një bazë ushtarake të NATO-s?



Edi Rama“Ne nuk do ia dorëzojmë të ardhmen tonë Moskës”.

Kështu deklaroi nga Tirana, kryeministri malazez, Milo Xhukanoviç, teksa fliste në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Teksa mediat e huaja e kanë komentuar këtë mbledhje të Tiranës si një përpjekje të Ballkanit për t’iu kundërvënë influencës ruse, në sy ka rënë një kërkesë e kryeministrit Edi Rama për ngritjen e një baze ushtarake të NATO-s në Shqipëri.

Edhe pse në diskutimet e ditës, kjo deklaratë është tretur për shkak të intensitetit të lajmeve të tjera, mendohet se kërkesa e Ramës nuk ka qenë vetëm sa për të kaluar radhën.

Ndërsa nuk dihet se sa e mundur do jetë ngritja e një baze të tillë në Shqipëri, pasi nuk dihen nevojat e NATO-s, analisti Artur Zheji thotë se kjo do ishte një arritje e rëndësishme.

“Pra është një tezë dhe një kërkesë, gjeopolitiksht e duartrokitshme. Madje me të dyja duart. Një Bazë Ushtarake e Natos-s, do të ishte, një mburojë ushtarake, gjeopolitike dhe një faktor zhvillimi, shoqëruar me një sërë garancish, afatgjata për vendin,” shkruan Zheji në portalin 360grade.al.

Por përse po e kërkon Rama diçka të tillë?

“Në fjalën e mirë këshilluar, që Rama mbajti në Asamble të Nato-s, përpos shtesave të tija mikluese dhe të pavenda në atë Ambient për Majkon, ai parashtroi një linjë të qartë demarkacioni ndërmjet Rusisë putiniane dhe Shqipërisë, kufi i cili, ka një ndjeshmëri të lartë në aleatët tanë në Bruksel dhe Uashington.

Aq më tepër se simbas të dhënash të pakonfirmuara, nuk janë të pakët sipërmarrësit shqiptarë, që rrotullohen si satelitë përreth Selisë Rozë, që janë përpjekur dhe përpiqen, përmes kompanish “bija” dhe kompanish “mbesa”, të sjellin dhe të nxisin në depërtimin në Shqipëri, të kompanive “Nëna”, që janë në të vërtetë, kompani të fuqishme ruse, sidomos në fushën e karburanteve dhe të infrastrukturës. Me ndihmën e kryqëzimeve kompanish serbe dhe shqiptare, të cilat synojnë përmes forcës së kapitalit dhe lidhjeve politike, afër Selisë Rozë, të kapin pika ekonomike kyçe në vendin tonë.

Kështu që këto deklarata të Ramës, për një vijë ndarëse dhe mbrojtëse ndaj ekspansionit rus në Ballkan, nëse nuk do të mbeten në rrafshin retorik dhe pra, thjesht fjalë, duhet të shndërrohen edhe me më shumë se kaq, në terren konkret.

Vihet re pra, përvec mirëkëshillimit në hartimin e këtyre tezave të kryeministrit, edhe një mbështjetje joshëse, që në pritje përcjelljet e nivelit më të lartë, duket se kryeministri ka përfituar, falë aftësisë për tu vetë vecuar, si përfaqësues i pjesës më të shëndetshme të klasës politike shqiptare.

Se sa është e saktë kjo gjë, ne në Shqipëri, e dimë më mirë, se sa ndërkombëtarët,” shkruan Zheji.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Kryeveprat e artit italian të ‘900-ës mbërrijnë në Tiranë

Nën masa të rrepta sigurie dje kanë zbarkuar në Galerinë Kombëtare në...
Read More