Çfarë i bëri bashkë Valbona Selimllarin dhe ish-gruan e Ermal Hoxhës?

Ish-missi i parë shqiptar Valbona Selimllari është një nga femrat më të bukura të vendit tonë.

Ajo është mjaft aktive në ekran, ku merr pjesë në emisione të ndryshme e si pasojë është kthyer edhe në një personazh shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

Ajo shpeshherë publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, ku tregon nga jeta e saj profesionale e ajo private. Së fundmi Valbona ka publikuar një foto ku shfaqet me ish-bashkëshorten e Ermal Hoxhës, Sonila Caushi.

Dy shoqet që janë njohur teksa ishin në Miss Albania, kanë qenë të dielën në sheshin “Skënderbej”, duke ndjekur nga afër koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora shkruan panorama.

Kujtojmë se Sonila nga martesa e parë me Ermalin ka një djalë 18-vjeçar, Rei. Ndërsa tani Caushi, e cila punon si drejtoreshë marketingu, është e martuar me Eptan Lohjen, aktorin që ka luajtur rolin e Mirit në filmin shqiptar “Në shtëpinë tonë.

Ndërsa nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është i martuar me këngëtaren e njohur Rezarta Shkurta dhe kanë një vajzë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bebe Rexha edhe një herë hyn në histori, nominohet për çmimet Billboard

    Bebe Rexha arrin një tjetër sukses. Këngëtarja u bë artistja...
Read More