Çfarë i duhet një njeriu për t’i rezistuar autoritetit

Ne dëshirojmë të mendojmë, se do të bëjmë gjënë e duhur në një situatë të vështirë. Ne do t’i rezistojmë shefit tonë kur të jetë e nevojshme, do të ndërhyjmë nëse shohim dikë që ngacmohet, dhe të themi jo, nëse na kërkohet të bëjmë diçka që e ndjejmë se është e gabuar.

Është joshëse të mendojmë se kemi një busull morale të lindur, që udhëzon veprimet tona, madje edhe nën presionin e të tjerëve. E megjithatë në realitet, shumica prej nesh janë shumë të dobët për t’i rezistuar autoritet. Një studim i ri po e zbulon se përse, duke na dhënë një panoramë se si truri merret me – ose nuk arrin të merret me – këto situata të vështira.

Tek e fundit, hulumtimi mund të na tregojë se si mund ta stërvitim veten të bëhemi më të fortë dhe më të aftë, që t’i rrëmbejmë “armët” tona kur është e nevojshme. Në eksperimentet e kryera nga neuroshkencëtarja sociale Emili Kaspar nga Institutin Holandez i Neuroshkencës, vullnetarët i jepnin njëri-tjetrit goditje elektrike. (Hulumtimi ndjek hapat e eksperimenteve famëkeqe të Stenli Milgramit në vitet 1960, por në një mënyrë më etike dhe rigoroze shkencore).

Së pari, pjesëmarrësve iu kërkua të jepnin goditje për një shumë të vogël parash (rreth 5 cent çdo herë). Kur një pjesëmarrësi iu dhanë 60 shanse për të goditur partnerin e tyre, rreth gjysmën e kohës, ata nuk zgjodhën ta bënin diçka të tillë. Rreth 5-10 për qind e njerëzve, zgjedhin të mos japin asnjë goditje ndaj partnerit të tyre në studim, në të 60 mundësitë.

Pastaj Kaspar qëndroi mbi kokën e pjesëmarrësit, dhe e urdhëronte atë që i jepte goditjet, ta bënte diçka të tillë. Në këtë moment, edhe pjesëmarrësit që më herët nuk kishin dhënë asnjë goditje, filluan të shtypnin butonin. Sapo Kaspar jepte urdhra, edhe aktiviteti i trurit të pjesëmarrësve ndryshonte, siç e tregonte edhe elektroencefalograma (EEG).

Në veçanti, hulumtimi tregoi se truri ishte më pak në gjendje të përpunonte pasojat e veprimeve të të anketuarve. Për shumicën dërrmuese të vullnetarëve, ndjenja e tyre e detyrimit dhe përgjegjësisë fillonte të shkrihej. “Unë testova më shumë se 450 pjesëmarrës, dhe deri më tani vetëm 3 refuzuan të ndiqnin urdhrat. Si mundet që këta njerëz, janë të ndryshëm nga të tjerët?”- pyet Kaspar.

Disa prej nesh, janë në gjendje t’i rezistojnë autoritetit, ndërkohë që shumica dërrmuese zakonisht nuk janë. Studimet mbi pacientët me një dëmtim të lokalizuar të trurit, po ndihmojnë për t’iu përgjigjur një pjese të kësaj pyetjeje. Kur njerëzit kanë dëmtime në korteksin paraballor – shtresa më e jashtme e pjesës së përparme të trurit – ata duket se janë shumë më të prirur për të ndjekur urdhrat sesa popullsia e përgjithshme.

“Ata dëgjojnë me shpejtësi autoritetet, dhe janë më pak të aftë t’i vënë në dyshim urdhrat e tyre”- thotë Erik Asp, asistent profesor i psikologjisë në Kolegjin e Arteve Liberale të Universitetit Hemlajn në SHBA. “Kjo do të thotë nëse një figure autoritare ju thotë të lëndoni dikë tjetër, ju keni më shumë gjasa të bëni këtë”.

Qendra e protestës

Po cila është ajo pjesë e trurit që na ndihmon t’i rezistojmë autoritetit? Çështja hyn në tema filozofike si natyra – dhe baza neurologjike – besimi. Ndërsa s’ka një konsensus të qartë shkencor, modeli Spinozian është një kandidat i fortë. Ai sugjeron se për të kuptuar një ide apo fakt të ri, truri ynë, për një fraksion sekondë, beson plotësisht.

“Akti i të kuptuarit është akti i besimit. Pa marrë parasysh se cilat janë ato procese, ato janë të njëjta”- thotë Asp. Pas një fraksioni sekonde, ju mund të dyshoni ose të refuzoni këtë pjesë të re të informacionit. “Ju mund të përdorni një proces të ndarë neuropsikologjik, për t’u kthyer pas dhe duke mos e besuar atë përfaqësim mendor”- thotë Asp. “Me fjalë të tjera, ju ktheheni dhe dyshoni”.

Për pacientët me një korteks paraballor, kjo është pjesa e dytë e procesit që është e dëmtuar, argumenton Asp. Pra, në vend se të mendojmë dy herë mbi atë që na thotë një autoritet, pacientët me kortesin paraballor, kanë më shumë gjasa të marrin si të mirëqenë atë që dëgjojnë.

Nëse korteksi paraballor, është vendi i aftësisë sonë për të dyshuar dhe vënë në pikëpyetje autoritetin, mund të ketë një mënyrë që njerëzit e shëndetshëm të forcojnë aftësinë tonë për ta bërë këtë. Lëvorja paraballore ka njëfarë plasticiteti. “Unë mendoj se është ajo është e modifikueshme”- thotë Asp.

Arsimimi, është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar aftësinë tuaj për të dyshuar, thotë Asp, dhe për këtë arsye aftësia juaj për të menduar në mënyrë kritike për gjërat që mund t’ju thuhet të bëni.

E mira më e madhe

Ekziston edhe një faktor vendimtar që ndikon në sjelljen tuaj. Kur një figurë me autoritet, na kërkon të bëjmë diçka, ne zakonisht e bëjmë, sepse jemi të prirur të besojmë tek kauza që qëndron pas kërkesës së tyre, thotë Megan Birnej, psikologe dhe pedagoge në Universitetin e Çesterit.

Në një eksperiment, Birnej dhe kolegët e saj matën se sa njerëz u larguan nga një eksperiment, ku iu kërkua të bënin diçka moralisht të pakëndshme. Pjesëmarrësit duhej t’i bashkëngjitnin terma negative grupeve të njerëzve që u shfaqeshin në foto. Imazhet filluan me grupe të cilat ishte e lehtë të mos i pëlqeje, siç janë nazistët apo Ku Klux Klan.

Gradualisht, fotografitë ishin të grupeve më neutrale, dhe në fund të familjeve ose grupeve të fëmijëve të vegjël. Për ata që vazhduan me eksperiment, kishin një besim se po kontribuonin për diçka të rëndësishme që i shtynte të ecnin përpara. Caktimi i epiteteve negative për grupe të padëmshme njerëzish, synonte të ishte emocional, duke bërë që pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të ndiheshin aspak rehat.

“Disa prej atyre që braktisën studimin, e merrnin si diçka që ishte shumë e rëndësishme për mua, dhe do të më kërkonin shumë ndjesë thotë Birnej. Pjesëmarrësit do të shpreheshin shpesh: “Më vjen keq, shpresoj të mos iu kem prishur punë, thjesht nuk u ndjeva aspak mirë, shpresoj që ta kuptoni…”. Në shumë raste, mos bashkëpunimi shoqërohej me një ndjenjë të fortë të fajit.

Logjikisht, ju mund të prisni që të ketë një pikë kthese, ku ti e kupton se ajo që bën është e tmerrshme.

Por, nëse besojmë fuqishëm se po bëjmë diçka të vlefshme – se qëllimi justifikon mjetet – ai moment zbehet ose mund të mos shfaqet kurrë. Të jesh në gjendje të ngrihesh kundër autoritetit, kjo nuk varet nga trimëria, guximi, besimi ose kryeneçësia.

Proceset e trurit dhe rajonet thelbësore, për hedhjen poshtë të ideve nga figurat e autoritetit, po fillojnë të zbulohen. Dhe ajo se sa të investuar jemi në një kauzë të caktuar, mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në përcaktimin, se kur jemi në gjendje të shfaqim haptazi rezistencë ndaj autoritetit. / BBC – Në shqip nga bota.al

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kryeministri australian, thirrje Papës: Shkarkoni kryepeshkopin që fshehu abuzimet seksuale!

  Kryeministri australian Malcolm Turnbull i ka bërë thirrje Papa Françeskut që...
Read More
CLOSE
CLOSE