Çfarë kontrasti! Real Madridi ka 46 Champions; Liverpool vetëm një

Real Madridi dominon në Ligën e Kampionëve, siç e tregojnë edhe tre titujt e fituar në katër edicionet e fundit të këtij kompeticioni, që mund të jenë katër në pesë sezonit e fundit, nëse triumfon ndaj Liverpool në Kiev, mbrëmjen e sotme. Ekziston, gjithashtu, një dominim i qartë në titujt e Kupës Europiane (Champions), të grumbulluara nga grupi aktual i “Los Blancos”.

Kjo shifër është jo më pak se 46 Champions, të shpërndarë në mesin e 17 lojtarëve, me Cristiano Ronaldon që kryeson: me katër trofe të tillë (një me Manchester United, tre me Real Madrid) dhe mbyllet me Asensio. Ky i fundit ka shijuar Champions-in e 12-të, të arritur në Cardiff, kundër Juventusit (në atë finale, që përfundoi 4-1).

Deri në 15 nga 17 lojtarët aktualë të Real Madridit i kanë fituar të gjithë titujt e tyre europianë me fanellën e bardhë. Vetëm Cristiano Ronaldo dhe Kroos (gjermani ka tre tituj, një me Bayernin dhe dy me Real Madridin) e dinë se çfarë është të fitosh Ligën e Kampionëve me një fanellë tjetër.

Nëse Real Madridi fiton në kryeqytetin e Ukrainës, totali i lojtarëve me këtë medalje mund të rritet në 23, nga një për secilin anëtar të skuadrës (Luca Zidane nuk ka hyrë në asnjë thirrje përfundimtare në Champions, vetëm nëse e bën këtë finale. Nuk ka gjasa për prani të Casilla), duke numëruar gjithsej 69 tituj.

Një kontrast i skajshëm me grupin aktual të Liverpool në këtë drejtim: vetëm një titull. Ky është arritur nga Emre Can me Bayern Munich në sezonin 2012-2013, në një edicion në të cilin ai nuk luajti asnjë minutë, por qëndroi në stol në një ndeshje të fazës së grupeve.

Nëse fiton 12 + 1, Real Madridi do të krijojë një hendek edhe më të madh me pjesën tjetër të ekipeve europiane, mbi të cilat tashmë dominon në këtë aspekt. E dyta në listë është Barcelona, lojtarët aktualë të së cilës ​kanë fituar në total 22 Champions, më pak se gjysma e “Los Blancos”.

I treti në listë është Bayern Munich, me 12 tituj në Ligën e Kampionëve. Bavarezët janë ekipi i fundit jospanjoll, që ka fituar një Ligë të Kampionëve, në sezonin 2012-2013, kundër Borusias së Dortmundit në finale. Nga ai triumfi, Bayern Munich ka ruajtur disa lojtarë si Neuer, Boateng, Alaba, Ribéry, Robben…/TeleSport

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama: Nuk më vjen keq për largimin e shqiptarëve! Dorëheqja ime? Ndodh shpesh…

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një intervistë direkte në televizionin francez...
Read More