Çfarë mund të bëhet rreth pushtetit të mprehtë të Kinës

Kina po manipulon vendimmarrësit në demokracitë Perëndimore. Mbrojtja më e mirë është transparenca

The Economist

Kur një fuqi në ngritje sfidon një që bie, shpesh ajo që ndjek më pas është lufta. Kjo perspektivë, e njohur si kurthi i Tukididit, sipas historianit grek që e përshkroi së pari, përvijohet mbi marrëdhëniet mes Kinës dhe Perëndimit, veçanërisht Amerikës. Ndaj, gjithnjë e më shumë bën një përballje të fshehtë.

Edhe nëse Kina nuk kërkon të pushtojë terrene të huaja, shumë njerëz frikësohen se kërkon të pushtojë mendjet e huaja.

Australia ishte e para që ngriti flamurin e alarmit rreth taktikave të Kinës. Më 5 dhjetor akuzat se Kina kishte ndërhyrë në politikat e Australisë, universitetet dhe botimet, e çuan qeverinë të propozonte ligje të reja për të ndaluar përpjekje të huaja “të paprecedente dhe të sofistikuara” për të influencuar ligjvënësit. Këtë javë, një senator australian hoqi dorë nga akuzat që si përfaqësues i opozitës, ai mori para nga Kina dhe argumentoi këndin e tij. Britania, Kanadaja dhe Zelanda e Re kanë nisur gjithashtu të ngrenë alarmin.

Më 10 dhjetor Gjermania akuzoi Kinën se po përpiqej të bënte ujdi me politikanë dhe burokratë. Dhe më 13 dhjetor Kongresi mbajti një seancë dëgjesash mbi ndikimin kinez në rritje.

Kjo sjellje e ka emrin “pushtet i mprehtë”, shpikur nga Ndihma Kombëtare për Demokraci, një think-tank me bazë në Uashington. “Pushteti i butë” korr joshjen e kulturës dhe vlerat për t’ia shtuar fuqisë së një vendi; pushteti i mprehtë ndihmon regjimet autoritare të detyrojnë dhe manipulojnë opinionin jashtë vendit.

Perëndimi ka nevojë t’i përgjigjet sjelljes së Kinës, por nuk mundet që thjesht t’i rrëzojë barrikadat. Ndryshe nga Bashkimi i vjetër Sovjetik, Kina është pjesë e ekonomisë botërore. Krejt ndryshe, në një epokë kur aftësia politike është e furnizuar në terma të shkurtër, Perëndimi ka nevojë të gjejë një terren të ngjashëm politik, të mesëm. Kjo nis me një kuptim të pushtetit të mprehtë dhe mënyrës si funksionon.

Të ndikosh ndikuesit

Si shumë vende, Kina është përpjekur prej kohësh të përdorë viza, grante, investime dhe kulturë. Por veprimet e saj janë rritur kohët e fundit duke u bërë më frikësuese dhe gardhuese. Pushteti i saj i mprehtë ka një seri përbërësish ngërthyes: përmbysja, ngacmimi dhe presioni, që kombinohen për të promovuar autocensurën. Për Kinën, çmimi i fundmë është paraprakisht përulëse nga ata të cilëve nuk iu është qasur, por që megjithatë i frikësohen humbjes së financimeve, aksesit dhe influencës.

Kina ka një histori spiunazhi në diasporën e saj, por përmbysja është shpërndarë. Në Australi dhe Zelandën e Re, paratë kineze akuzohen se kanë blerë influencë në politikë, me donacione për parti apo pagesa për individë të politikës. Ankesat e kësaj jave nga inteligjenca gjermane kanë thënë se Kina ka përdorur rrjetin e biznesit LinkedIn për të zënë në kurth zyrtarë të qeverisë dhe politikanë, duke i bërë njerëzit të shtiren si rekrutues dhe think-tankers, si dhe duke ofruar udhëtime falas.

Tallja është marrë gjithashtu si kërcënim i ri. Ndonjëherë mesazhet janë zhurmëmëdha, sikur Kina ndëshkoi Norvegjinë ekonomikisht duke i dhënë çmimin e Nobelit për Paqe një arkivisti kinez pro demokracisë. Më shpesh, për sa kohë kritikët e Kinës nuk janë të përfshirë në linjat e folësve në konferenca apo akademikët shmangin studimin e temave, ndaj të cilave Kina është e ndjeshme, rastet e individëve duken të vogla dhe roli i zyrtarëve është vështirë të provohet. Por efekti mund të jetë i rëndë. Profesorëve perëndimorë u është bërë presion për t’u tërhequr mbrapsht. Kërkuesit e huaj mund të humbasin aksesin në arkivat e Kinës. Politikëbërësit mund të zbulojnë se ekspertët e Kinës në vendet e tyre janë të pak të informuar për t’i ardhur në ndihmë.

Për shkak se Kina është aq e integruar në jetën ekonomike, politike e kulturore, Perëndimi është i brishtë ndaj një presioni të tillë. Qeveritë perëndimore mund të vlerësojnë tregtinë mbi pikët diplomatike, si atëherë kur Greqia vuri veton ndaj një deklaratë të BE-së që kritikonte rekordet e Kinës në të drejtat e njeriut, pak pasi një firmë kineze kishte investuar në portin e Pireut. Ekonomia është aq e madhe sa bizneset shpesh vallëzojnë me melodinë e Kinës pa iu treguar ta bëjnë. Një botues australian papritur tërhoqi një libër, që citonte frikërat e “agjentëve të ndikimit të Pekinit”.

Çfarë mund të bëhet?

Duke u përballur me ankesat nga Australia dhe Gjermania, Kina i ka quajtur kritikët e saj të papërgjegjshëm dhe paranojakë, dhe se ka vërtet një rrezik të histerisë antikineze. Sidoqoftë, nëse Kina do të ishte më e besueshme, do të tregonte se dëshira e saj për ndikim është ajo çka ndodh kur shtetet bëhen të fuqishme. Kina ka më shumë aksione jashtë kufijve sesa ka patur më parë. Afro 10 milionë kinezë kanë lëvizur jashtë vendit qysh prej vitit 1978. Shqetësohet se ata do të marrin zakonet demokratike nga të huajt dhe do ta infektojnë Kinën. Veçmas, kompanitë kineze po investojnë në vendet e pasura, duke përfshirë burimet natyrore, infrastruktura strategjike dhe në toka bujqësore. Flota kineze mund të projektojë pushtet shumë larg prej shtëpisë. Qeveritë e saj shqetësohen se imazhet e dobëta jashtë do ta dëmtojnë. Dhe si superfuqi në ngritje, Kina ka një oreks për t’i dhënë formë ligjeve të angazhimit global, ligje të krijuara gjerësisht nga Amerika dhe Europa Perëndimore dhe në mënyrë rutinore të thirrur prej tyre për të justifikuar aksionet e veta.

Për t’u siguruar që ngritja e Kinës është paqësore, Perëndimi ka nevojë të krijojë hapësirë për ambiciet e Kinës. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka ndodh. Shoqëritë e hapura e injorojnë pushtetin e mprehtë të Kinës në rrezikun e tyre.

Roli i mbrojtjes së tyre duhet të ishte praktik. Kundërspiunazhi, ligji dhe media e pavarur janë mbrojtje më të mira kundër përmbysjes. Të tria kanë nevojë për folës kinezë që rrokin lidhjen mes politikave dhe tregtisë në Kinë. Partia Komuniste Kineze ka shtypur shprehjen e lirë, debatin e hapur dhe mendimin e pavarur duke çimentuar kontrollin e saj. Vetëm duke hedhur dritë në taktikat e saj të mprehta dhe duke turpëruar të përulurit, do të bëjë rrugë të gjatë drejt topitjes së tyre.

Roli duhet të jetë parimor. Nisja e një gjuetie shtrigash kundër kinezëve do të ishte e gabuar; do t’i bënte gjithashtu pretendimet Perëndimore në qëndrimin e sundimit të ligjit të tingëllonin boshe. Thirrja nga politikanë amerikanë për reciprocitet mbi vizat për akademikët dhe punonjësit e OJQ-ve, të themi, do të ishte njëlloj vetëmposhtëse. E megjithatë injorimi i manipulimit në shpresë që Kina të jetë më miqësore në të ardhmen do të mund vetëm të ftonte goditjen e radhës. Në vend të kësaj Perëndimi ka nevojë të qëndrojë me parimet e tij, me vendet që veprojnë bashkë nëse është e mundur dhe ndarazi nëse u duhet. Hapi i parë në shmangien e kurthit të Tukididit është që Perëndimi të përdore vlerat e veta të topisë pushtetin e mprehtë të Kinës.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Dorëheqja e ministrave teknikë, akti i fundit i një marrëveshjeje me interes publik

Nga Ervis Iljazaj Me synimin që të evitohej përdorimi i disa sektorëve...
Read More