Çfarë ndodh realisht me trupin tuaj kur të arrini moshën 40 vjeçare

Arritja e të dyzetave nuk është një periudhë e lehtë, dhe sigurisht që nuk jeni më një femër e freskët pranverore. Por, mos u shqetësoni në lidhje me këtë, pasi secila periudhë e jetës e ka bukurinë e saj, andaj shijoni dhe gëzojuni kësaj moshe. Megjithatë, ndodhin disa ndryshime fizike dhe emocionale e që duhet të jeni të përgatitur paraprakisht. Në vazhdim po ju paraqesim disa nga simptomat që mund të ju ndodhin brenda kësaj moshe.

Mund ta keni më të vështirë për të humbur peshë

Ndoshta kujtoni vitet kur keni humbur shumë lehtë në peshë, por tani ndodhë e kundërta. Dr. Kathryn Boling tregon se mesatarisht një grua shton rreth disa kilogramë brenda moshës 40 dhe 55 vjet. Ajo shpjegon se kjo ndodhë për shkak të rënies së metabolizmit, humbjes së muskulaturës, gjë që rezulton në djegien e ngadaltë të kalorive.

Pra, nëse konsumoni të njejtat ushqime sikur në të njëzetat, ju patjetër që tani do të fitoni në peshë. Por, nëse iu përmbaheni një diete të shëndetshme ushqyese, bëni ushtrime fizike, hani proteina organike dhe merrni suplemente, mund të shmangni shtimin e peshës.

Cikli juaj menstrual mund të ndryshojë

Përderisa akoma nuk jyni në menopauzë gjatë moshës 40 vjet (mesatarja është 51 vjet), ju megjithatë mund të vëreni disa ndryshime në ciklin tuaj menstrual. Këto ndryshime janë të ngadalshme dhe mund të vazhdojnë me dekada, andaj kjo periudhë quhet perimenopauzë, periudha e kalimit të trupit në menopauzë.

Estrogjeni dhe progesterone, hormone riprodhuese që rregullojnë ciklin tuaj fillojnë të luhaten, simptomat fizike mund të përfshijnë cikle të parregullta, pagjumësi, dhimbje koke, ndezje, ndryshime në epsh etj. Poashtu mund të keni ndikim emocional, ndryshime në disponim, humbje afatshkurte e kujtesës, ankth ose zemërim.

Mundësia për kancerin e gjirit rritet

Rekomandohet të bëhet mamografia duke filluar në moshën 40 vjeçe. Shanset janë në rritje për kancer të gjirit andaj është mirë të kontrolloni gjendjen tuaj. Zbulimi i hershëm është preventive më e mirë andaj kujdesuni për veten. Ekzistojnë edhe disa gjëra që mund të bëni për t’u kujdesur për veten. Studimet tregojnë se femrat që konsumojnë alcohol kanë gjasa të kenë 50% rrezik më të lartë. Poashtu historia e familjes është një faktor, sigurisht edhe dieta. Studimet tregojnë se konsumi i frutave dhe perimeve mund të pakësojë rrezikun e kancerit të gjirit. Një regjim i mirë i ushtrimeve rrit gjithashtu shëndetin e përgjithshëm.

Dendësia e eshtrave mund të ulet

Dendësia e eshtrave është mjaft e qëndrueshme deri në moshë 35 vjet ose më shumë. Çdo vit pas kësaj, ju humbni një sasi të dendësisë së eshtrave, dhe në moshë 40 vjeçe veçmë filloni të vëreni simptomat. Andaj mundohuni të mbani trupin të shëndetshëm, evitoni ushtrimet me peshë dhe stërvitjet me forcë sepse kjo mund të ndikojë në humbjen e eshtrave. Shtesat e kalciumit mund të ndihmojnë së bashku me vitaminë D, magnezi ndihmon në thithjen ekalciumit andaj është mirë të konsumoni minerale të tilla.

Ju ndoshta mund të dukeni më të bukur

Ndoshta keni fituar rrudha në fytyrë por këto aspak nuk ju bëjnë më pak të bukur. Thuhet se vetëbesimi ju bën më tërheqës apo jo? Thuhet se në këtë moshë femrat kanë më shumë vetëbesim rreth vetes, ato nuk e kritikojnë veten dhe nuk janë aspak të ashpër në vendimet e tyre. Këto femra dinë të largojnë njerëzit toksikë nga jeta e tyre, dinë të menaxhojnë financat dhe të gjejnë paqe me veten.

Epshi juaj mund të rritet

Megjithëse disa studime tregojnë ulje të dëshirës seksuale femërore për shkak të perimenopauzës ose depresionit, te tjerë pohojnë se në këtë moshë rritet interesi për epsh seksual. Megjithëse në këtë moshë keni rënie të fertilitetit, sërish mbrohuni nëse nuk dëshironi të ngelni shtatzënë sepse gjasat janë nëse keni ende menstruacione.

Mund të jeni një nënë e mirë për herë të parë

Nëse vendosni të bëheni nënë në këtë moshë, ka edhe rreziqe edhe shpërblime. Ana e mirë është se jeni më të pjekur e të moshuar, dhe mund të merrni vendime të arsyeshme me partnerin tuaj, poashtu jeni më të qëndrueshëm financiarisht, dhe nuk keni problem në realizimin e gjërave të nevojshme.

Mund të bëheni intolerant ndaj laktozës

Qumështi. Disa njerëz kanë probleme qysh nga lindja. Të tjerëve iu paraqitet më vonë gjatë jetës. Zakonisht në këtë periudhë disa persona bëhen më intolerant ndaj laktozës, duke krijuar gazra dhe probleme tjera të zorrëve. Përderisa intoleranca e laktozës mund të jetë gjenetike, gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga shtatzënia, operacion kirurgjik, infeksion apo kimioterapi. Simptomat e intolerancës përfshijnë gazra, diarre, dhimbje koke, stomaku apo dëmtim i lëkurës.

Përjetoni ndryshime në të pamurit tuaj

Në këtë moshë, të pamurit tuaj mund të fillojë të ndryshojë. Ndryshimi më i zakonshëm është vështirësia në të pamurit, leximi nga afër, futja e perit në gjilpërë, ngjyrat mund të duken ndryshe etj. Është e rëndësishme që të kontrolloni rregullisht të pamurit dhe të monitoroni shëndetin tuaj, pasi rreziku për katarakt, glaukom dhe degjenerim macular bëhen një rrezik i madh.

Shqisa e aromës dhe shijes mund të ndryshojë

Me kalimin e moshës ndjeshmëria juaj ndaj aromave dhe shijeve (të ëmbël, të thartë, të hidhur, të kripur) mund të ulet gradualisht gjatë viteve. Kjo ndodhë më herët tek femrat se sa tek meshkujt.

Mund të përjetoni humbje të dëgjimit

Me kalimin e moshës edhe të dëgjuarit mund të ndryshojë. Kjo ndikon në të dëgjuarit meqenëse veshi i brendshëm kontrollon balancën tuaj, duke u bërë më pak të përqëndruar. Përkeqësimin e pjesëve të veshit mund ta shkaktojë frekuenca e lartë për shkak të ekspozimit ndaj zhurmës apo aktiviteteve personale.

Ëndrrat tuaja zbulojnë rreth shëndetit tuaj

A e keni menduar ndonjëherë se pse ëndërrojmë? Sipas fondacionit kombëtar të gjumit, Rosalind Cartëright thekson se ëndrrat paraqesin mënyrën se si truri përfshin kujtimet, zgjidh problemet dhe merret me emocionet. Në këtë mënyrë, ëndrrat janë thelbësore për shëndetin tonë emocional.

Përderisa të ëndërruarit paraqet një funksion të rëndësishëm dhe të domosdoshëm fizik për të ndihmuar kujtesën tonë dhe shëndetin mendor, mund të tregojë edhe çështje tjera shëndetësore që kërkojnë vëmendjen tonë. Nga ankthet e këqija e deri në frekuencën e ëndrrave, mund të mësojmë shumë nga aventurat tona të natës. Kjo mund të jetë një indicator se diçka më serioze po ndodhë me shëndetin tuaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ekstremistët e djathtë nisin gjahun ndaj refugjatëve

Ekstremistët e djathtë nga i ashtuquajturi "Bloc Identitare" kundërshtojnë ardhjen e refugjatëve...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *