Çfarë ndodhi dje në aksin Lezhë-Shodër? Gabimi fatal i shoferit shkaktoi aksidentin e rëndë

Ditën e djeshme ndodhi një aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, ku një person mbeti i vdekur dhe u plagosën 6 të tjerë. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe policia, e cila ka nxjerrë versionin përfundimtar të dinamikës së aksidentit dhe ka zbuluar detajet si ka ndodhur ngjarja.

Versioni i policisë:

Rreth orës 18:33, në aksin rrugor Interurban dytësor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kodhelit me Gjadrin – Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Nga hetimet paraprake të kryera , dyshohet se mjeti Audi me targë SH0044E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi , duke kryer parakalim të gabuar , është përplasur me mjetin Volksëagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F.

Kurse mjeti Benz me targë AA627JH që drejtohej nga shtetasi B.B., ( vëllai i drejtuesit të mjetit Audi), ka qenë duke ecur pas mjetit Audi , dhe pasi ka parë përplasjen , ka ndaluar për tu dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve , por nuk ka siguruar mjetin , i cili ka rënë në kanalin vaditës, buzë rrugës.Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volksëagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet , vëllai i drejtuesit , shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu janë lënduar drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet, ku nga këta, shtetasi Kreshnik Bekteshi , 44 vjeç dhe pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër, ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe, N.T. 17 vjeçe dhe A.B. 3 vjeç, banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi Kreshnik Bekteshi, u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

E reja në Tiranë vret veten, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.