Çfarë në të vërtetë nënkupton të duash dikë?

A do dëshironit të kalonit tërë kohën e mundshme në shtrat me personin e dashur? Është me të vërtetë e mrekullueshme ndjesia e të qenurit pranë tij, të humbisni plotësisht nën përqafimin dhe përkëdheljet, krahërori i tij është vendi më i sigurtë që ju ofron prehje. Pasioni ju lartëson dhe ndjeheni e fuqishme në dashuri, e kënaqur dhe e përmbushur. Dhe shpesh herë, mendoni si të anashkaloni rutinën e përditshme dhe thjeshtë të qëndroni në shtrat gjatë gjithë javës duke u ndjerë personi më paqësor në botë.

Por, a do kishit mundur të duronit një javë? Ndoshta po, ndoshta edhe disa ditë më shumë. Por, do të vijë koha që do të mërziteni nga kjo gjendje. Do dëshironit që të jeni sërish aktive dhe e dobishme, të lëshoni vendin e shtratit pranë të dashurit dhe t’i ktheheni vendit tuaj të punës, jetës sociale dhe kulturore. Dashuria është sikur lindja- duhesh të ndahesh nga fryti i mitrës, në mënyrë që ta shohësh dhe njohësh, duhet ta lësh të rritet e jetojë jetën që të kuptojë se çfarë është dashuria e pakushtëzuar, duhesh të jetë gjithnjë aty kur fëmija juaj ka nevojë për mbështetjen tuaj, ndihmën, ngushëllimin dhe inkurajimin. Procesi i ndarjes dhe sërish i lidhjes, është një lidhje organike që nuk pengohet, por mund të zgjasë sa të jetë e nevojshme e të mos thyhet.

Ju duhet të jeni e vetme, por që duhet të jeni e nevojshme për të tjerët. Çdo gjë që paraqet pengesë midis jush, ju prish atë përrallën e bukur dhe nuk ju lejon të fikni realitetin – është konstruktive dhe e domosdoshme.

Dashuria kërkon nga ju që t’i bëni vend vetes suaj dhe personit të dashur dhe të jeni aty kur keni nevojë për njëri-tjetrin. Këtu bëhet fjalë të mendoni për shqetësimet e tij, a ka arritur të zgjidh problemin që kishte në punë, nëse sot është sëmurë dhe ka dhimbje koke, dilemat rreth jetës apo ndonjë konflikt të pazgjidhur me ndonjë shok që ka pasur kohët e fundit. Me një fjalë, dashuria është shqetësim për shkak se ju rregullisht mendoni vetëm për të mirëne tij dhe shqetësoheni për mirëqënien në tërësi.

Dashuria kërkon nga ju që të jepni çdo ditë nga pak nga vetja juaj – edhe kur nuk ju përkëdhel apo puth, edhe kur ju nervozon apo bëhet i bezdisshëm, edhe nëse e sheh se ka gabuar diku dhe nuk mund ta ndalosh, edhe kur është i papërgjegjshëm dhe të lë pas dore, edhe nëse je e lodhur dhe e sëmurë. Por, kjo zgjedhje nuk është vetëm e juaja, e njejta vlen edhe për atë, të dy duhet të jeni aty për njëri-tjetrin – atëherë e kuptoni vërtetë dashurinë e zgjedhur, në të cilën vë çdo gjë që ke nga vetja, në vend që të presësh që jeta juaj të kthehet në një histori romantike. Dashuria të djeg, por edhe të sjell paqe. Dashuria është një përpjekje për të kontrolluar ndjenjat tuaja, për të tejkaluar tundimin, të jeni të përkushtuar, besinkë, të ndershëm, të qëndrueshëm dhe të gatshëm për të pranuar dhe kuptuar çdo ndryshim që marrëdhënia juaj sjell në jetën tuaj. Dhe, padyshim këto nuk janë vetëm gjëra të mira, të buta dhe emocionuese. Dashuria është ajo që ju mban me dikë, ashtu sikur thotë betimi i martesës “në të mirë e në të keqe”. Dashuria është testi më i madh i arritjes së pjekurisë dhe njerëzimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

ARDIAN VEHBIU: Shqiptarët janë popull i djathtë

Ndër ata që militojnë në shtypin e shkruar, Ardian Vehbiu është nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.