Çfarë po ndodh në Rinas? E vërteta për fluturimet e avionëve

Pas shumë spekullimeve se aeroporti ”Nënë Tereza” u bllokua prej më shumë se 12 orësh, mësohet se fluturimet kanë vijuar normalisht mëngjesin e sotëm.

Duke iu referuar faqes zyrtare të aeroportit “Nënë Tereza”, është anuluar vetëm fluturimi për në Vjenë i orës 04:30, ndërsa fluturimet e tjera për në Milano, Bolonjë, Venecia, Stamboll apo Bruksel janë nisur në kohë ose me vonesa që variojnë nga 15 deri në 30 minuta.

Po ashtu në pistën e Rinasit janë ulur edhe avionët e linjave të Stambollit, Veronës, Milanos dhe Brukselit. Alarmi për anulimin e fluturimeve nga Rinasi u dha dje, pasi dy avionë devijuan uljen njëri për në Shkup e tjetri për në Bari.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rritja e temperaturave, 15-40 raste çdo ditë në pediatrinë e Vlorës

Rreth 15 deri në 40 fëmijë i drejtohen çdo ditë pediatrisë së...
Read More