Çfarë po ndodh në Turqi? Partitë opozitare bëhen bashkë për të sfiduar Erdogan

TURQI- Pesëmbëdhjetë deputetë turq nga partia kryesore opozitare CHP, kanë shkuar në Partinë Iyi, në mënyrë që kjo parti të mund të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë thirrur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale për 24 qershor. Zgjedhjet e rregullta pritet të mbaheshin mbas një viti.

Ky njoftim u prit me kundërshtim nga partitë opozitare, pasi ata thonë se Erdogan synon të ketë një presidencë me fuqi më të mëdha ekzekutive.

Sfiduesi kryesor i Erdoganit konsiderohet Meral Askener, ish-ministër i Brendshëm, i cili vitin e kaluar ka formuar Partinë Iyi.

Autoritetet duhet të vendosin nëse partia e Aksener, që ka vetëm pesë deputetë në Parlament mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Per kete arsye 15 deputetë nga partia sekulariste CHP i janë bashkuar kësaj partie për të përmbushur numrin e duhur në mënyrë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Në Turqi, partitë me 20 e më shumë deputetë njihen si grupe parlamentare dhe automatikisht kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Partia CHP, pas largimit të këtyre deputetëve ka 116 deputetë në Parlamentin prej 550 ulësesh, njofton REL.

Kjo lëvizje thuhet se është bërë për të sfiduar presidentin Erdogan.

“Miqtë tanë nuk do të njihen si deputetë që lëshuan partinë e tyre. Historia do t’i njoh ata si heronj, që shpëtuan demokracinë”, ka thënë zëdhënësi i partisë CHP, Bulet Tescan.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Urat i mori lumi”, Kumbaro: Riparimi ishte i pamundur, po shqyrtojmë rastin e Kalasë së Gjirokastrës

  Raportimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Komisionin e Edukimit...
Read More