Çfarë po paralajmëron Basha: Para se të shkojmë… në destabilitet



Kryetari demokrat, Lulzim Basha foli për situatën aktuale në vend.

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha paralajmëroi shumëçka për qeverisjen aktuale.

“Sot është dita që ai të ndalet para se të jetë vonë. Para se të çojë vendin në destabilizim politik, ekonomik dhe shoqëror. Sepse nuk mund të ketë stabilitet në krim. I vetmi stabilitet është atje ku ka barazi para ligjit. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik me një ekonomi të kapur nga krimi dhe oligarkia. Nuk mund të ketë siguri dhe mirëqenie për individin në një shtet ku nuk ka liri dhe dinjitet. Nevoja për ndryshim sot është urgjente…”, tha Basha.

Çdo ndryshim, sipas tij, kërkon kurajo.

“Kërkon kurajon për të parë të parë të vërtetat Për të parë realitetin ashtu siç është Me të mirat dhe të këqiat Çdo ndryshim fillon me kurajon për të kuptuar gabimet Dhe për t’i ndryshuar ato Ky Kuvend është rezultat i kurajos tonë për të reflektuar dhe ndryshuar…”, tha ai.

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ermal Mamaqi rrëfehet në Forumet UET: Lashë ‘Portokallinë’ pasi vendosa të bëj biznes

Në ciklin e Forumeve UET, për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë...
Read More