Çfarë po pretendon të bëjë Trump për murin me Meksikën?

muri

Trump do të vendosë panele diellore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u ka thënë përkrahësve se në murin e propozuar nga ai përgjatë kufirit me Meksikën mund të vendosen panele diellore.

Sipas Trump, panelet diellore do të siguronin energji të lirë dhe një mënyrë për të ndihmuar me kostot e murit, në mënyrë që edhe Meksika të paguajë më pak. Trump shtoi se shndërrimi i murit në një gjenerator elektriciteti ishte ideja e tij. Muri me Meksikën ishte një prej premtimeve elektorale të Trump, si edhe pagesa e tij nga Meksika, diçka për të cilën fqinji latin i Amerikës nuk humbet rast për të thënë se nuk do të paguajë as edhe një cent.

Shkruar Nga
More from Revista User

Librat që mund të lexojmë para gjumit

Gjithë çfarë duam pas një dite të lodhshme, është shtrati dhe komoditeti...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *