Çfarë po zihet mes Skerdit dhe Miss Shqipërisë?

Klaudia Kela – modelja nga Shqipëria, e cila shpesh herë është përfolur për jetën e saj private për shkak të “një lidhje të mundshme” me reperin Noizy dhe me Majk, është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një postimi që ka bërë kohëve të fundit.

3-1

Picture 1 of 2

“Miss Albania 2017”, postoi në Instastory-n e saj këngën e fundit të Skerdit që mbanë titullin “Tradhtare” me përshkrimin “Mosprezenca nuk quhet tradhti”, madje edhe e etikoi këngëtarin.

Klaudia ka lënë edhe më shumë dyshime për shkak se nuk dihet kujt në të vërtetë ia dedikoi këtë vargje.

Por, thashethemet po rriten edhe më tej për shkak se nuk vonoi shumë, në foton e fundit që Klaudia ka postuar sot, ku shihet si një babadimreshë sexy, u pa një koment nga Skerdi, i cili ia shkroi vargjet të cilat modelja i kishte shkruar në postimin e bërë ditë më parë.

Pastaj, pasoi edhe përgjigja e Klaudias, e cila në mesin e shumë komenteve, zgjodhi Skerdin t’i kthente përgjigje.

Të dy e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, dhe shpesh herë i pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit.

Se çfarë po zihet mes të dyve, pritet që të merret vesh ndoshta më vonë.

“Tradhtare” nga Skerdi u publikua vetëm disa ditë më parë, projekti i punuar në RedBox Entertainmet, i cili po pëlqehet shumë dhe është shumë afër për të arritur milionin e parë në youtube.

Shkruar Nga
More from Revista User

8 policë ushtrojnë dhunë ekstreme ndaj 20-vjeçarit në Velipojë

Rreth orës 22:36 mbrëmjen së djeshme, një ngjarje e pazakontë ka çuditur...
Read More