Çfarë të bën të lumtur?


Pyetjes për të cilën nuk ka receta të shkruara. Çdo njeri është një individ i veçantë dhe lumturinë mund ta gjejë në momente, ngjarje apo njerëz të cilët janë të rëndësishëm.

Gjithsesi ne të gjithë kemi të përbashkëtat tona, të cilat do t’i përjetonim dhe dëshironim pavarësisht intensitetit.

1. Mirësi ndaj vetes dhe të tjerëve: Kriticizmi nuk i bën mirë askujt. Jemi të vetmet qenie në planet që dënojmë veten edhe të tjerët më shumë se një herë. Dënojmë veten, na dënojnë të tjerët, na dënon gjykata, morali dhe na rikujtohet shpesh nga të tjerët sa herë ju jepet rasti. Shpesh nuk arrijmë të falim as veten. Çmimi është i papagueshëm, ndërsa mirësia dhe përkujdesja do t’i kalonin shumë më butë të gjitha këto situata. Sa njerëz do të ndiheshin të lumtur nëse do ta ndienin se ishin falur, e sa të tjerë do ndihesh të çliruar nëse do të linin urrejtjen të largohej prej tyre.

2. Ushqimi: Duhet gjetur një balancë midis punës, kënaqësisë dhe mënyrës së të ushqyerit. Është një rreth vicioz ku të gjitha hallkat janë të lidhura dhe ndikojnë të njëra tjetra. Një trup i ushqyer ka më shumë energji dhe një balancë emocionale.

3. Respekto nivelin e energjisë: Sa shpesh ndihemi të lodhur dhe e anashkalojmë këtë fakt duke pirë më shumë kafe, pije energjike pa gjetur shkakun e vërtet. Le t’i kushtojmë rëndësi sinjaleve që na dërgon trupi. Ai asnjëherë nuk na gënjen. Të kujdesemi për veten në mënyrë që të kemi energji për të tjerët.

4. Paqe: Paqe me veten, me njerëzit dhe botën që të rrethon: Çdo njeri ka për qëllim të përmbushë qëllimin e jetës dhe misionin e tij në këtë jetë, prandaj momenti dhe e tashmja duhen përjetuar me gjithë fuqinë e tyre. Zemërimi, inati dhe mëria janë për njerëzit e vegjël, të parritur emocionalisht. Lëri të largohen këta njerëz, këto momente të pa këndshme dhe jeta do të jetë me e paqtë.

5. Qetësi: Qetësi do të thotë t’i kushtosh kohë vetes dhe të jesh me veten. Janë momentet për të cilat gjithkush ka nevojë. Kjo është edhe arsyeja pse adoleshentët të cilët kanë probleme me sjelljen dhe me substancat i çojnë diku larg nga njerëzit dhe në punë fizike, që të kenë mundësi të jenë në kontakt me atë pjesë ndoshta nga e cila duan të arratisen.

6. Miqtë: Imagjinojeni veten për një moment të vetëm pa miq dhe do të kuptoni se si do të ndiheni. Asnjëherë nuk duhet t’i përçmojnë edhe pse secili ka të metat e veta pa ashtu si ne. Mendoni një situatë në të cilën do të kishit nevojë për ndihmë dhe sillni ndër mend miqtë të cilët do të telefononit dhe do t’ju besonit. Ata janë të vërtetët. Le tni pranojmë ashtu si janë!

7. Vlerëso ato që ke: Sa herë gjatë ditës fillojmë të ankohemi se na mungon kjo apo ajo gjë, sa herë zgjohemi në mëngjes dhe shkojmë të flemë në darkë me kokën plot me ata të cilat na mungojmë dhe harrojmë të kujtojmë gjithçka kemi. Mjafton një rast i vetëm kur fillon të kemi ndonjë dhimbje dhe atëherë përmendemi dhe kujtojmë se gjëja më e rëndësishme që kemi është jeta. Le të jemi mirënjohës vetes, zotit, natyrës, universit, prindërve, e kujtdo dëshironi për ata që kemi. Babëzia dhe makutëria asnjëherë nuk të bëjnë të ndihesh mirë.

8. Shprehu me kreativitet : Lërë shpirtin të luajë, lëkundu, shkarravit, këndo, vallëzo, merr leksione kitare, tai chi, përshii pesë shqisat dhe lërë trupin të jetë pjesë e rrjedhës të humbasë gjurmët e kohës, të ri zbulojë mrekullitë e fëmijërisë. Një ndryshues i fuqishëm lojërash.

9. Pranoje veten: Pranoje veten me gjithë “fajet/gabimet” që mund të kesh bërë, sepse ke mësuar më shumë nga ai/ajo i cili ka ecur gjithmonë në një rrugë të sigurt dhe pa rreziqe.

10. Urtësia emocionale: Lëri lotët të rrjedhin në momente të caktuara, si nga dhimbja ashtu edhe nga gëzimi. Të shprehësh emocionet është ndjenjë fisnike , por edhe çlirim. Nuk ka arsye përse t’i shtypim ndjenjat vetëm se duhet të “dukemi të fortë” përpara të tjerëve. Një ditë ata do të shpërthejnë edhe pse në do të përpiqemi fort. Emocionet përjetohen bukur kur janë të vërteta, prandaj le të kalojmë në ekstazë edhe nga e qeshura e cila është çlirim, rrit hormonet e kënaqësisë, të bën ty dhe njerëzit përreth të gjithë të jenë më të çlirët. Edhe dhimbja ka arsyen e vet; do të të thotë se duhet të tregosh kujdes Tani për veten. Të ndiesh është shërim !!!

BONUS

Ndoshta lash jashtë një nga momentet më të rëndësishme për një jetë pasionante: kënaqësinë seksuale. Një grup studimi i London School of Economics, arriti të krijonte një listë me indekeset përkatëse për lumturinë , ku padyshim që vendin e parë e zë intimiteti dhe seksi…:)

tratamento-de-merecimento

Indekset e kënaqësisë – Aktivitete që na bëjnë më të lumtur

1 Intimiteti, të bërit dashuri 14.2
2 Teatri, kërcimi, koncerti 9.3
3 Ekspozitat, muzeu, biblioteka 8.8
4 Sporti, ushtrimet fizike 8.1
5 Kopshtaria 7.8
6 Të kënduarit, performancë 6.9
7 Bisedat, socializimi me miqtë 6.4
8 Qëndrimi në natyrë 6.3
9 Ecja, udhëtimet 6.2
10 gjuetia, peshkimi 5.8
11 Pirja e alkoolit 5.7
12 Hobi, arti, aftësia për të krijuar 5.5
13 Meditimi, aktivitete fetare 4.9
14 ngjarjet sportive 4.4
15 Kujdesi dhe loja me fëmijët 4

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arian Leka, Europa dhe regjistri i të mbyturve tanë

Shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka merr pjesë në veprimtarinë “Debate on Europe...
Read More
CLOSE
CLOSE